Fragment nga “Robinson Kruzo” i Daniel Defoes

Nga Daniel Defoe

Një vit, ndodhi diçka e çuditshme, por edhe e frikshme, njëkohësisht. Isha duke shëtitur në breg, siç bëja shpesh, kur, një ditë, dallova diçka në rërë. U afrova për ta parë më mirë dhe shtanga i habitur.
Ishte një gjurmë, -një gjurmë njeriu!
Si ishte e mundur? I frikësuar hodha sytë rreth e qark. Dëgjova. Prita….Asgjë. Frika sa vinte dhe më shtohej. Ndoshta ky njeri mund të ishte nga ata njerëzit e egër, që vrisnin njerëz të cilët pastaj i hanin, siç kisha dëgjuar të thuhej. Kërkova ngado, por përreth nuk kishte njeri, dhe nuk as ndonjë gjurmë nuk pashë atyrrotull.

U ktheva dhe nxitova për në shtëpi . “Është edhe dikush tjetër në ishullin tim”, fola me vete. “Ndoshta ai e di që unë jam këtu…!

Ndoshta po më shikon nga ndonjë pemë në këtë çast…! Ndoshta ai do të më vrasë.”
Atë natë nuk vura gjumë në sy. Ditën tjetër i bëra të gjitha pushkët gati dhe e rrethova shtëpinë me gardh më të lartë. Askush nuk mund të më shihte tani. Por, pas pesëmbëdhjetë vitesh i vetëm në ishull, unë kisha frikë dhe nuk dola nga guva ime për tri ditë me radhë.
Më në fund duhet të dilja për të mjelë dhitë e mia. Për dy vjet me radhazi nuk m’u largua ankthi. Qëndroja gjithnjë pranë shtëpisë dhe nuk i përdorja më pushkët e mija, sepse nuk doja të bëja zhurmë. Nuk mund ta harroja gjurmën, por as nuk dëgjova e as nuk pashë më gjë. Kjo bëri që dalëngadalë të ndihesha më i çliruar.

Një ditë , një vit më pas , po qëndroja lart në pjesën perëndimore të ishullit. Prej aty unë mund të shikoja ishujt e tjerë dhe munda të shikoja edhe një varkë, larg në det. “Në qoftë se ke një varkë, “ mendova “është shumë e lehtë të lundrosh drejt ishullit. Ndoshta kjo mund të më qartësoj gjurmën. Ndoshta ka qenë ndonjë vizitor nga ishujt e tjerë”, mendova.

Fillova të lëviz përsëri lirshëm në ishull dhe kështu ndërtova edhe një shtëpi të tretë. Ishte një vend i fshehur në një shpellë. “Asnjë njeri i egër nuk mund ta gjejë dot atë”, thashë me vete.

Një vit tjetër ndodhi diçka që nuk mund ta harroj kurrë. Isha përsëri në anën perendimore të ishullit dhe po ecja përgjatë bregut. Papritur dallova diçka që më bëri të ndjehesha keq. Ngado kishte koka, krahë, këmbë dhe pjesë të tjera trupash njerëzish. Për një çast as nuk mund të mendoja dot, por pastaj e kuptova. Shpesh ndodhnin luftime midis njerëzve të egër të ishujve të ndryshëm. Kështu ata kishin ardhur në ishullin tim me robërit e tyre, për t’i vrarë, pastaj për t’i gatuar e për t’i ngrënë. U largova në heshtje për në shtëpi, por isha shumë i mërzitur. Si mund ta bënin njerëzit një gjë të tillë?
Për muaj me rradhë përpiqesha të dalloja ndonjë shenjë tymi gjëkundi, por nuk pashë asgjë.
Sidoqoftë njerëzit e egër vinin dhe iknin, por unë nuk munda t’i shikoj dot. Isha i shqetësuar dhe i frikësuar. Do të doja t’i vrisja të gjithë, por ata ishin shumë, ndërsa unë isha i vetëm. “Ndoshta mund të vras një ose dy prej tyre”, thashë me vete, “por të tjerët mund të më vrasin dhe të më hanë:”.

Kështu, një mëngjes të vitit të njëzetë e tretë qëndrimit tim në ishull, po rrija jashtë në fushë kur dallova tymin e një zjarri. Me shpejtësi u ngjita lart në kodër për të parë.

Ishin nëntë burra që po qëndronin rreth zjarrit, dhe po gatuanin ushqimin e tyre të tmerrshëm. Njerëzit e egër kërcenin, këndonin duke bërtitur rreth zjarrit. Kjo gjë vazhdoio për dy orë, pastaj ata e morrën ushqimin e tyre në varkë dhe u larguan. Zbrita poshtë në breg dhe pashë gjakun e njeriut të vrarë mbi rërë. “Herën tjetër , nëse vijnë, do i vras”, thashë i inatosur.

*Titulli i origjinalit “Gjurma”

(Shkëputur nga libri ‘Robinson Kruzo’ i Daniel Defoe)

Përktheu: Silvana Leka

Përgatiti: ObserverKult


donika dabishevci du me t'pi buzën

Lexo edhe:

POETJA DONIKA DABISHEVCI FLET PËR LIBRAT QË I KANË LËNË SHENJË NË JETË

Eromatologia/ Donika Dabishevci

Donika Dabishevci është  poete, studiuese, doktore në letërsi, kryeredaktore e Portalit për Kulturë ObserverKult, Shtëpisë Botuese Littera dhe themeluese e Festivalit Poetik të Prishtinës.

Ka botuar librat: ‘Krizantema të plasura’ (1996); “Imazhe të brishta” (2004);
“Proza e poetizuar – F.Konica, M. Frashëri, E. Koliqi, M. Camaj, M. Hanxhari” (2015); “Kam me ardhë si deka” (2015) ; “La tua robinja” Romë, (2017); “Dashnisë së nji nate”  2020.

Donika Dabishevci është autore e familjarizuar me teoritë letrare dhe format poetike dhe do ta kishte më lehtë të vazhdonte të shkruante sipas rrymës. Mirëpo, ajo ka zgjedhur ta sprovojë veten duke ecur xhunglës së shpirtit dhe anës së errët (apo të ëndërrt) të artit, për ta sfiduar lexuesin që është mësuar të ecë shtigjeve të shkelura. Ëndrrat janë krijime të pastra estetike, pa fije etike brenda. Prandaj, përmes strukturës së shenjëzimit onirik, Donika trazon, eksperimenton dhe refuzon skemat e standardet, në gjuhë, në letërsi dhe në shoqëri.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult