Fragmente nga Bibla: Arkeologët izraelitë bëjnë zbulimin më të madh

Arkeologët izraelitë u shprehën se kishin zbuluar pjesë biblike që datojnë rreth 2000 vjet, duke e përshkruar gjetjen si një nga më të rëndësishmet e bëra ndonjëherë.

“Për herë të parë në afërsisht 60 vjet gërmimet arkeologjike kanë zbuluar fragmente të një pjese biblike”. Këtë e bëri të ditur në një deklaratë Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit (IAA).

Pas një gërmimi disavjeçar në shpella dhe shkëmbinj në shkretëtirën e Judes. Autoriteti tha se kishte zbuluar gjithashtu një depo monedhash të rralla. Një skelet gjashtë mijëvjeçar të një fëmije dhe shportën që përshkruhej si më e vjetra në botë, në mbi 10000 vjet.

Gjetjet janë rezultat i një studimi të në një zonë të shkretë që përfshin Izraelin Jugor dhe Bregun Perëndimor të okupuar.

Duke përdorur drone dhe pajisje për ngjitje malore, arkeologët izraelitë kontrolluan shpellat që ata thanë se ishin përdorur nga hebrenjtë që rebeloheshin kundër romakëve. Gjatë revoltës së dështuar të Bar Kochba të shekullit të dytë.

Fragmentet biblike përfshijnë fragmente të shkruara në greqisht nga Libri i Dymbëdhjetë i Profetëve, pjesë e Biblës Hebraike, tha IAA.

Megjithëse shumica e tekstit është në Greqisht, emri i Zotit shfaqet me shkrime të lashta Hebraike, shtoi më tej IAA.

Gërmimet arkeologjike izraelite në territorin e okupuar Palestinez kanë shkaktuar polemikë. Por Ministria Palestineze e Turizmit dhe Antikiteteve nuk iu përgjigj kërkesave për komente.

IAA bashkëpunoi në projekt me degën ushtarake përgjegjëse për çështjet civile në territoret palestineze (COGAT).

Zëdhënësi Yoli Shwartz tha se ishte një nga zbulimet më domethënëse të një teksti biblik./abcnews.al

LEXO EDHE: ALEKSANDRI I MADH PREMTOI TA RINDËRTONTE BABELIN