Aleksandri i Madh premtoi ta rindërtonte Babelin

Sipas rrëfimit biblik, ishte Babeli (i identifikuar me qytetin e Babilonisë, në Mesopotami, megjithëse disa studiues të sotëm nuk bien dakord), vendi ku njerëzit filluan të mos e kuptonin më njëri-tjetrin. Në fakt, në atë rast, nuk ishte faji i njerëzve, por gjithçka ndodhi si pasojë e vullnetit të Zotit.

“E gjithë toka kishte një gjuhë dhe të njëjtat fjalë. Pastaj njerëzit thanë: “Ejani, le ta ndërtojmë një qytet dhe një kullë.

Maja e të cilës, të prekë qiellin dhe le të bëjmë një emër për veten tonë, në mënyrë që të mos shpërndahemi në të gjithë Tokën”.

Por, Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që po ndërtonin njerëzit dhe tha: “Shihni! Ata janë një popull dhe flasin që të gjithë një gjuhë.

Ky është fillimi i punës së tyre, dhe tani ajo që ata planifikojnë të bëjnë nuk do të jetë e pamundur.

Pra, le të zbresim dhe t’u ngatërrojmë gjuhën, në mënyrë që ata të mos kuptojnë më gjuhën e njëri-tjetrit”.

Kështu, sipas vullnetit të Zotit, njerëzit ndërprenë projektin e madh dhe u shpërndanë në të gjithë Tokën.

Por, Kullën e Babelit e përmend, jo vetëm Bibla. Edhe një poezi e lashtë sumere flet për të. Ndërsa më vonë, historiani grek Herodoti dhe pas tij, shkrimtarët e epokës romake.

Rrëfimi biblik u frymëzua, thuajse me siguri nga ziqqurat (godina) më e madhe dhe më e rëndësishme e Babilonisë, e quajtur Etemenanki. Një ndërtesë më përmasa gjigante, e ndërtuar nga babilonasit pikërisht për t’u ngjitur deri në qiell.

Nga poshtë, Etemenanki mund të dukej si një shkallë duke u ngjitur përmes reve, që të çonte në Parajsë. Ajo ishte, të paktën 91 metra e lartë (për krahasim, Kulla Piaçentini në Xhenova është 108 metra e lartë dhe ishte pallati më i lartë i banuar në Itali, gjatë viteve 1940-1954).

Afrimi me Perënditë, ishte qëllimi kryesor i kësaj godine. Babilonasit e ndërtuan në një vend që ata e konsideronin si qendrën e saktë të Universit. Vendin ku Zoti Marduk, kishte krijuar botën. Vetëm nga atje, mund të hynin në komunikim qielli dhe toka.

Po si? Duke ndërtuar një shkallë që ishte shumë e lartë. Mundësia e komunikimit me Perëndinë, apo ndoshta, aspirata drejt pafundësisë, është padyshim një nevojë e ndier që nga kohërat antike.

Sipas disa burimeve, ishte sundimtari Hamurabi, ai që nisi ngritjen e ziqquratit të madh, që në mijëvjeçarin II para erës sonë.

Më pas, piramida e madhe me shkallë u shkatërrua dhe u rindërtua disa herë. Kati i fundit i Etemenankit, ishte i ndarë në disa dhoma gjumi luksoze të destinuara për Zotat.

Secila me emrin e hyjnisë për të cilën ishte menduar dhe që të gjitha, të mobiluara në mënyrë luksoze me divane të rehatshëm dhe shtretër shumë të kushtueshëm.

Njëra ishte për Mardukun dhe gruan e tij Sarpanitum, një dhomë tjetër për Nabu dhe gruan e tij Tashmetu.

Dhe pastaj ishin dhomat e tjera për Zotat e Ujit, Dritës dhe Diellit. Ato nuk u përdorën kurrë nga njerëzit, pasi ishin të destinuara për Perënditë.

Të cilët i përdorën ato për pushimet ose të paktën, kështu pretendonin priftërinjtë babilonas.

Edhe më lart ishte një tempull, me një dhomë qendrore që përdorej për dasmat e shenjta: brenda kishte vetëm një divan dhe një tryezë, që të gjitha prej ari. Vetëm një grua, e zgjedhur nga vetë Marduk, mund të merrte pjesë në dasmë.

Ishin priftërinjtë, ata që informonin një nga gratë e Babilonisë, për vëmendjen që u kishte kushtuar Perëndia. E përzgjedhura ngjitej në tempull, afër qiellit dhe priste Mardukun.

Askush nuk mund të thotë, se çfarë ndodhte atje lart, në re, por kur rikthehej në tokë e zgjedhura, ishte e sigurt se kishte bërë dashuri me Perëndinë.

Ndërtimi i Etemenankit ishte një sipërmarrje e madhe, e rikonstruktuar disa herë, pasi u shemb disa herë.

Aleksandri i Madh, që u mahnit nga bukuria e Babilonisë, e rrafshoi ziqquratin. Që duhet të ketë qenë tashmë i shkatërruar, me premtimin për ta rindërtuar. Ai nuk pati kohë, pasi vdiq në Babiloni, në moshën 33-vjeçare.

Kështu, për dy mijëvjeçarë, reliket e ziqquratit mbetën të varrosura. Ndërsa Kulla e Babelit, tani ishte vetëm një legjendë rreth zemërimit të Zotit dhe arrogancës së njerëzve.

Më vonë, arkeologët zbuluan bazën e Kullës, një shesh me përmasat 91×91 metra, në qendër të një zone prej 500 metrash, saktësisht siç e përshkruhej në lashtësi.
Sot, nën tokë gjenden vetëm disa tulla prej balte.

Por, miti i krijimit të gjuhëve të ndryshme të botës dhe shpërndarja e njerëzve në Tokë, do të mbetet i gjallë në përjetësi./konica.al

ObserverKult

—————————————————————————

LEXO EDHE:

E vërteta për fundin e Aleksandrit të Madh


Homeri

Lexo edhe:

FOTO: SI DUKESHIN FYTYRAT E ARISTOTELIT, HOMERIT DHE ALEKSANDRIT TË MADH?

Alessando Tomasi, na mundëson që të kthehemi pas në kohë për të parë sesi dukeshin personazhe të rëndësishme që kanë ngritur themelet e njerëzimit.

Tomasi ka rindërtuar duke pikturuar, fytyrat e filozofëve dhe politikanëve antikë grekë dhe romakë.

Ai ka përdorur si bazament statujat në muze apo përshkrimet që ka gjetur në tekstet e lashta.

Jeni kurioz për të parë sesi kanë qënë “të preferuarit” tuaj shekuj më parë? Hidhini një sy…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult