
Më 1 korrik të vitit 1643, u nda nga jeta humanisti i shquar shqiptar, Frang Bardhi.
Ai ishte leksikograf, historian, folklorist, etnograf si edhe klerik i lartë katolik. Lindi në vitin 1606 në Kallmet të Zadrimës. Në vitin 1628 kreu studimet në kolegjin fetar të Loretos në Itali dhe më 1633 kreu doktoraturën në teologji, në Kolegjin Urban “Propaganda Fide”.
Në vitin 1635 ai botoi fjalorin e parë të gjuhës shqipe “Dictionarum latino-epiroticum” (Fjalor latinisht-shqip). Në parathënie, Frang Bardhi shprehte qëllimin e botimit të veprës për t’u ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve, si dhe hidhte idenë e lëvrimit të gjuhës shqipe.
Në vitin 1636 u botua në Venedik një biografi e Frang Bardhit kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut me titull “Apologjia e Skënderbeut”. Kjo vepër është polemikë ndaj pretendimit të priftit sllav Ivan Tomko Mrnavić se Kastrioti ishte me prejardhje sllave./atsh
ObserverKult
Lexo edhe:






