Nga Franz Kafka
“Mendoj se duhet të lexojmë vetëm ata lloj librash që na plagosin apo na therrin. Nëse libri që po lexojmë nuk na bën të përmendemi si një goditje në kokë, atëherë për çfarë e lexojmë? Që të na bëjë të lumtur, siç thua ti?
Zot i madh, do të ishim njësoj të lumtur edhe sikur të mos kishte libra. Llojin e librave që na bën të lumtur mund t’i shkruanim vetë ne, nëse do të na duhej ta bënim.
Por kemi nevojë për libra që të na godasin si një gjëmë, që të na tronditin thellë, si vdekja e dikujt që e donim më shumë se vetveten, si syrgjynosja në një pyll të humbur, larg prezencës njerëzore, si një vetëvrasje.
Një libër duhet të jetë sëpata që të çajë detin e ngrirë brenda nesh. Kështu mendoj”.
(Kjo është një letër për Oscar Pollak-un, më 1904)
Në shqip: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
LETRAT MË TË BUKURA TË DASHURISË: SI I SHKROI FRANZ KAFKA GAZETARES NGA PRAGA, MILENËS…
Besohet se letrat e Franz Kafka-s drejtuar gazetares nga Praga, Milena Jesenská, janë letrat më të bukura dhe më komplekset të shkruara ndonjëherë nga një shkrimtar drejt “së dashurës së tij.”
Franz Kafka i shkroi Milena Jesenská-s letra të mbyllura, me një dërgues dhe me një marrës, që lexon në vetmi. Por, a përbën Franz Kafka ndonjë përjashtim, kur nis t’i shkruajë letra Milena Jesenská-s?
A sjell ai ndonjë risi a pasurim përmes epistolarit të tij dashuror? Në fund të fundit, pavarësisht se libra epistolarë janë botuar me shumicë, a konsiderohen letrat si zhanër i mëvetëm letrar dhe a ruajnë letrat e Franz-it po atë gjenialitet që shfaqet në prozën e Kafkës?
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult