Frederik Ndoci & Ema Ndoja: Kjo dashuria juaj e pafund… (teksti dhe kënga)
Sa herë hedh sytë, në rrugën që kam ecur më shfaqet në të, një vajzë e vogël me dorën sa një flutur, që mrekullohet pas çdo vargu të bukur dhe fluturon me krahe ëndrrash për t’u bërë poete.
Me këtë ëndërr i çelja mëngjeset me këtë ëndërr thura më vonë ndonjë varg gjersa një ditë nën dritat e nje skenë papritur u magjepsa nga një tjetër art.
Dhe kur vrapova pas shfaqjes t’i dhuroja një tufë me lulesh artistit këngëtar me zë të shpirtit vetes seç i thosha në këtë skenë do mund ndonjëherë të dal?
Atëherë si në skenë unë këndoj dhe veç prindërit pata spektatorë nën tingujt e ëmbël fluturonja për mikrofon një lodër ish në dorë.
Atë natë dëshirash, natë ëndërrimesh do vishja fustanin e bardhë si borë vetëm s’do t’isha nusja e dasmës sime jo por Zhulietë e re në ekranin dhe skenën tonë.
Dhe ndodh që duke ecur çdo ditë bashkë me ju në rrugën tonë që vetë ne e çelëm një varg të recitoj me zë ja kështu ndonjë që më dëgjon, çiltër buzëqeshen.
Në rrugën tonë ec, për ju mendoj dhe ndodh që pa ju njohur të më përshëndesni dikush emrin tim shokut nën zë ja thotë dhe unë në çdo çast ju them: Faleminderit.
Faleminderit Ju burim frymëzimi që shpirt na dhatë dhe zemër që t’ju flas nga skena jonë faleminderit ju që zjarr na i dhatë guximit dhe zemrës që me dritën e diellit na i mbushni plot kjo dashuria juaj e pafund asnjë çast nuk na braktis ne jo edhe një çast urimi sikur të ketë tek ne është fjala juaj që na thotë krijo! Faleminderit.