Frederik Ndoci e interpreton këngën “Ditë tjetër”
Festivalit të RTSH-ës më herët pothujase asnjëherë nuk i mungonte zëri i Frederik Ndocit, e sidomos notat e larta të tij. Sot ju ftojmë të lexoni tekstin dhe dëgjoni këngën e tij “Ditë tjetër”, me të cilën mori pjesë në edicionit e 29 të këtij festivali.
Kur më the je marsi plotë me gonxhe
dimër paske qenë
kanë ardhur ngrica edhe brymë
lulet krejt kanë rënë
Kur nga natë e gjatë u ndamë
plot me ëndrra që trishtojnë
dhe në prag të ditës
befas pamë
Pse më the je marsi plotë me gonxhe
ti veç dimër dimëron
pse më prure akull që ndriçon
por që dot s’jeton
Dita tjetër krejt u shfaq
ëndërr s’ishte jo
mesa duket ëndrra paska mbetur
në një tjetër botë
Nëpër gjumë a ëndërr vallë
më ke joshur ti
por unë dritën, zjarrin errësirës
ia kam ndez’ në sy
E vërtetë je ti jetë
ti je zgjim, je kaltërim
e vërtetë, nuk je gjumë pa jetë
po krah për fluturim
Në këtë kohë do të vdes
lot jo jo s’do të ketë
më beso
jam zjarri që i shkrinë.
ObserverKult
Lexo edhe:
FREDERIK NDOCI, MANJOLA NALLBANI DHE JULIA NDOCI: TOKA E DIELLIT (TEKSTI DHE KËNGA)
Buzë kaltërsisë, ja një shelg, thonë se loton,
Pranë bukurisë, ja një yll, thonë se ëndërron,
Në çdo ujevarë, ja një diell lind dhe perëndon,
Në çdo pulebardhë krahëlehtë, kush jeton?
Tek çdo njeri, ja një shpresë, rritet, lulëzon
Në horizont, ja një velë, det kërkon,
Pranë dashurisë një re bëhet pemë e gjelbëron,
Në çdo shqiponjë krahëlirë ne jetojmë?
Fjala liri nëpër natë ndez një vetëtimë,
Buzët e saj janë përherë etje për njerinë,
Fjala liri lind një botë, botën e ndriçon
Dhe në çdo kohë mbijeton.
O Shqipëri, m’i fal pranverat,
Mbaj në shpirt zjarrin tënd…
KËNGËN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU