Mund ta mbaj qiellin me dorë
vij nga legjendat, dhe jam prapë gjallë
lind ilir e rrite arbënor,
tek ky vend me diell larë,
Ndaj kërkoj te horizonti,
një ditë shpresë por më kot
shoh plot lypsarë që i luten Zotit
miljona sy të larë me lot.
Kujt ti lutem-Zojës së Shkodrës?
apo ty Zot Baba Tomorr,
I përkasim të gjithë botës,
tek ky truall unë do t’kem vorr.
Metropolesh të trishtuar,
me moral të strukur vrimash
shoh shqiptarët e mërguar,
si pronarë psherëtimash.
Të gjitha yjet me dorë kam prekur
Në qiellin blu përmbi këtë dhe.
Jam paqedashës me diell thekur
sot jam ylber nesër rrufe.
Me ju jetoj, mes qiellit dhe tokës
Pikon hyjnorja nga perenditë.
Larg inatet larg urrejtjet
që në liri të rrojnë fëmijët.
Nëse i duhet paqe botës
dhe lumturi gjithë njerëzimit
vij nga legjenda e murosjes
Pranoj ritin e kryqëzimit.
Të gjitha yjet me dorë kam prekur
në qiellin blu përmbi këtë dhe,
Jam paqedashës, me diell thekur
sot jam ylber nesër rrufe.
Me ju jetoj mes qiellit dhe tokës
Pikon hyjnorja nga perënditë
Larg inatet, larg urrejtjet
që në liri të rrojnë fëmijtë.
….Me dashurinë e Nanë Terezës…