Këngë që s’harrohet/ “Sytë e tu, sytë e tu…” nga Frederik Ndoci (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të dëgjoni këngën “Sytë e tu” kënduar nga Frederik Ndoci me tekst nga: Preç Zogaj

Sytë e tu, sytë e tu,
Me gjithë dritat që kam parë,
Me gjithë yjet rreze-ar,
Me gjithë lum-liqenet blu,
Shëmbëllejnë, sytë e tu.

Qesh atje fytyra ime,
Shket një varkë me gëzime,
Fluturon një pulëbardh,
Unë e ti të pandarë
Ti deti, unë lundërtar.

Ja erdhëm ne do ikim larg,
Lumturi e gjatë dhe fillestare,
Që tani gjokset po t’i hapim,
Rrugët tona mbushen me petale.

Sytë e tu, sytë e tu,
Sa i hap më sjell behar,
I shikoj dhe mbetem djalë
Ju them se jam këtu,
Dhe qeshin sytë e tu…

Qesh atje fytyra ime,
Shket një varkë me gëzime,
Fluturon një pulëbardh,
Unë e ti të pandarë
Ti deti, unë lundërtar.

Ja erdhëm ne do ikim larg,
Lumturi e gjatë dhe fillestare,
Që tani gjokset po ti hapim,
Rrugët tona mbushen me petale.

Shket një varkë,
Shket nje varkë me gëzime fluturon,
Një pulëbardh,
ti deti unë lundërtar…

Syt’ e tu,
Me gjithë dritat që kam parë,
Me gjithë lum-liqenet blu,
Shëmbëllejnë, syt’ e tu…

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

OberverKult

=============

Lexo edhe:

ME NJË PLAGË NË SYRIN E DJATHTË, HISTORIA E PORTRETIT TË VETËM ORIGJINAL TË SKËNDERBEUT (FOTO)