Frederik Ndoci: Tue kja sytë më rrinë… m’ka lodhë dashnia (teksti dhe kënga)

Teksi i këngës “Dashnor tu bana” e kënduar nga Frederik Ndoci

Dashnor tu bana
unë ty moj lule
rrezet si hana
n’zemër mi prune
rrezet si hana
n’zemër mi prune.

Prej larg t’shikjojshe
si rrezja diellit
kur mu afrojshe
si engjëll qiellit
kur mu afrojshe
si engjëll qiellit.

Tue kja sytë më rrinë
më ka lodhë dashnia
të kesh moj mirësinë
të rujt Perendia
të kesh moj mirësinë
të rujt Perendia.

Të gëzojmë se erdh pranvera përsëri
përmbi të gjitha lule tjera
bashkë me ty moj drandofile
do të rri.

Mos t’na shkojë moj drandofile
kjo pranverë
bashkë me gonxhet gemin sille
avitu o mori lule të marr erë.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

—————

Lexo edhe:

(VIDEO) HOMAZH PËR ADEM GASHIN/ FESTIVALI POETIK I PRISHTINËS