Frederik Rreshpja: Po të pres…

Me një jetë të vështirë prej poeti, natyrshëm i trishtuar, si dhe përndjekjes politike, Frederik Rreshpja mbeti i pavlerësuar për kohën

Po të pres këtu te ky shelg
Nën qiellin e madh që mezi e mbështjell nata.
Yjtë e parë ranë mbi duart e mia
Që i kam vënë kryq te kryet e heshtjes.

Kam kaq kohë që rri këtu për ty (bile me vite)
Si statuja e Pritjes gdhendur në një mermer të bardhë
dhëmbjeje
Duke dëgjuar ankthin e erës
Që thërret dikë hapësirave

Por ti nuk erdhe. Shumë shira
Rrodhën mbi sytë e mi që u tretën‘
Tani herë pas here dal e pres nën qiellin e këngëve
Si statuja e pritjes gdhendur në një mermer të bardhë
fjalësh.

*Titulli i origjinalit: “Motivi i gruas së kurbetlliut

ObserverKult

——————————-

Lexo edhe:

RRËFIMI I POETIT FREDERIK RRESHPJA PËR PRISHTINËN