Tëmir u pafshim, Kosovë! Ne mbetëm pa atdhe!
Si era e madhe, si zogjtë shtegtarë.
Endemi kaltërsive,
Mes ujrave të huaja, pa shtëpi, pa shpresë, pa cak.
(E, megjithatë, na thonë që vemi ndër shtëpitë tona!)
Heu! Po atje s’na pret askush. Nuk kemi
As të gjallë, as të vdekur atje,
Tëmir u pafshim Kosovë! Ne mbetëm pa atdhe?
Rrotullohen valët e detit. Pulëbardhat e vonuara
Si ëndrra të huaja, zbresin mbi direkë
Hesht nata e Mesdheut.
O, po ku do të sosemi ne të mjerët pa atdhe?
Qytetet turke ja ku po duken larg,
Askush s’na pret atje,
Askush s’na njeh atje
Veç nën një gur të ftohtë, Ali Pashai që fle.
Dhe, na kujton plaku që s’jemi pa atdhe;
Ne kemi qiellin tonë,
Dheun tonë,
Malet, këngët dhe të vdekurit tanë.
Ani se zemrat tona mbeten gërmadhë
Dhe mes gërmadhave vete e vjen pikëllimi.
Një ditë do jenë tonat
Kasollet, përmendoret,
Heronjtë që armiku na i ka rivra.
Ne na dëbuan nga vatrat tona, po nuk na i marrin
dot.
As këngët, as të nesërmen,
As të vdekurit tanë,
O Ali Pasha!
(1996)
*Titulli i origjinalit “Të dëbuarit”