Përkthyer nga Plasari, Frederiko Garsia Lorka: Fillon të vajtojë kitara…

frederico garsia lorca shoh teatri

Poezi nga Frederiko Garsia Lorka

Fillon kitara
të vajtojë.
Kupat e agimit
bëhen copë.
Fillon kitara
të vajtojë.
Është e kotë
ta ndalosh.
Është e pamundur
ta pushosh.
Ka vaj të lehtë,
monoton.
Siç vajton uji,
era mbi borë.
Është e pamundur
ta pushosh.
Vajton për gjëra të largëta,
për rërën e jugut të nxehtë
që kërkon kamelie të bardha.
Vajton perëndimi pa mëngjes,
shigjeta pa nishan,
zogu i parë i vdekur
majë degës së lartë.
O kitarë!
Zemër plagosur për vdekje
nga pesë shpata.

Përktheu: Aurel Plasari

ObserverKult

Lexo edhe:

FREDERIKO GARSIA LORKA: GRUAJA E PABESË

Dhe unë e çova në lumë
duke e kujtuar vajzë,
por ajo kishte burrë.
Ish nata e Santiagos
dhe ish si detyrë, pothuaj,
u shuan fenerët
dhe u ndezën bulkthit.

Qosheve më të humbura
preka gjinjtë e saj të fjetur,
dhe befas m’u hapën
si degë zymbyli.
Amidoni i fustanit të saj
kumbonte në veshët e mi,
si një copë mëndafshi
e shqyer nga dhjetëra thika.

Pa dritë të argjendtë në maja
pemët janë rritur,
dhe një horizont prej qensh
leh lumit larg, leh tutje, përtej.
Me të përshkuar ferrat,
xungthet dhe gjembat,
nën kaçubet e flokëve të saj
bëra unë një vrimë në baltë.

Hoqa kravatën time.
Ajo hoqi fustanin e saj.
Unë hoqa rripin dhe revolen.
Ajo katër jelekët e saj.

Poezinë e plotë e gjeni KËTU