Frida Kahlo: Ne mund të durojmë më shumë nga sa mendojmë…

frida kahlo

ObserverKult ua sjell disa thënie të Frida Kahlos:

“Në fund të ditës, ne mund të durojmë më shumë nga sa mendojmë se mund të durojmë”.

“Këmbët, për çfarë më duhen kur unë kam krahë për të fluturuar”.

“Asgjë nuk është absolute. Çdo gjë ndryshon, çdo gjë lëviz, çdo gjë zgjidhet, çdo gjë fluturon dhe largohet”.

“Unë pikturoj lule, në mënyrë që ato të mos vdesin”.

“Nuk ka gjë më të bukur se e qeshura. Ajo është fuqi për ta braktisur veten dhe për t’u shndërruar në dritë. Tragjedia është gjëja më qesharake”.

“Ti meriton çdo gjë të mirë, më të mirën, sepse je një nga të paktët njerëz në këtë botë të ligë që janë të drejtë me veten, dhe kjo është gjëja e vetme që realisht ka rëndësi”.

“Gjej një të dashur që të sheh sikur të ishe magjike”.

“Unë nuk pikturoj ëndrra apo makthe, pikturoj realitetin tim”.

“Bjer fillimisht në dashuri me veten, me jetën dhe më pas me këdo që dëshiron”.

“Mos ndërto mure përreth dhimbjeve të tua, ose ato do të gllabërojnë nga përbrenda”.

ObserverKult


Lexo edhe:

LETRA E DASHURISË E FRIDA KAHLOS QË NUK IU DËRGUA KURRË DIEGO RIVERAS

Nata ime është pa hënë. Nata ime ka sy të mëdhenj të cilët ngulen mbi një drite gri që filtrohet në dritare. Nata ime qan dhe jastëku bëhet i lagësht, i ftohtë. Nata ime është e gjatë e tendosëse e drejt një pafundësie të pasigurt. Nata ime më nxiton në mungesën tënde.

Të kërkoj, kërkoj trupin tënd të pafund, pranë timit, frymën tënde, erën tënde. Nata ime më përgjigjet: bosh; nata ime me ftohtin dhe vetminë. Po kërkoj një pikë kontakti: lëkurën tënde. Ku je? ku je? Kthehem në të katra anët, jastëku i lagësht, faqja ime ngjitur mbi të, flokët e mi të lagur mbi tëmtha.

Jo është e pamundur që ti të mos jesh këtu. Mendja ime endet, mendimet e mia venë e vijnë e mblidhen, trupin tim s’mund ta kuptoj. Trupi im do të të pëlqente. Trupi im, kjo zonë e gjymtuar, do donte të harrohej për një çast në ngrohtësinë tënde, trupi im pretendon disa orë qetësi…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU