Friedrich Nietzsche: Ja pse disa njerëz janë mizorë…

Fridrih Niçe
Friedrich Wilhelm Nietzsche (15. 10. 1844 – 25. 06. 1900)

Nga Friedrich Nietzsche

Njerëzit, që sot janë mizorë, duhet të kenë për ne domethënien e shkallëve të një kulture të hershme prej së cilës kanë mbetur; këtu mali i njerëzimit tregon formacionet e tij më të thella, hapur, ndërsa diku gjetkë ato mbeten të fshehura.

Janë njerëz të prapambetur, truri i të cilëve, për shkak të të gjitha aksidenteve të mundshme në ecurinë e trashëgimisë, nuk u formësua mjaftueshëm aq hollë dhe aq shumëllojshmërisht.

Ata na tregojnë atë që kemi qenë ne të gjithë dikur dhe na shtinë frikën me këtë; por ata vetë janë po aq pak të përgjegjshëm sa dhe një copë graniti që është një copë graniti.

(Shkëputur nga “Njerëzor, tepër njerëzor” të Friedrich Nietzsche)

Përktheu: Taulant Hatia

ObserverKult


Fridrih Niçe
Friedrich Wilhelm Nietzsche (15. 10. 1844 – 25. 06. 1900)

Lexo edhe:

FRIEDRICH NIETZSCHE: MË NË FUND, SHPIRTI IM U MBUSH KAQ SHUMË ME GËZIM…

Friedrich Nietzsche: Në vend të një parathënieje

Për një kohë të gjatë, i peshova punët e ndryshme në të cilat zhyten njerëzit në këtë jetë dhe u përpoqa të zgjedh më të mirat mes tyre.

Por nuk ia vlen që të rrëfej këtu se çfarë mendova; mjafton që për veten time, asgjë nuk m’u duk më mirë sesa kur mbeta i lidhur fort pas qëllimit, domethënë; kur përdora gjithë kohën e jetës për qëllimin, duke përsosur arsyen time dhe rashë pas gjurmëve të së vërtetës në llojin dhe mënyrën siç e kisha shtruar unë.

Sepse frytet të cilat i shijova në këto rrugë ishin të atij lloji, që sipas gjykimit tim, në këtë…

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult