Friedrich Nietzsche: Në vend të një parathënieje
Për një kohë të gjatë, i peshova punët e ndryshme në të cilat zhyten njerëzit në këtë jetë dhe u përpoqa të zgjedh më të mirat mes tyre. Por nuk ia vlen që të rrëfej këtu se çfarë mendova; mjafton që për veten time, asgjë nuk m’u duk më mirë sesa kur mbeta i lidhur fort pas qëllimit, domethënë; kur përdora gjithë kohën e jetës për qëllimin, duke përsosur arsyen time dhe rashë pas gjurmëve të së vërtetës në llojin dhe mënyrën siç e kisha shtruar unë.
Sepse frytet të cilat i shijova në këto rrugë ishin të atij lloji, që sipas gjykimit tim, në këtë jetë nuk mund të gjenden as më të këndshme, as më të pastra se ato: përveç kësaj, kjo gjë më lejoi që çdo ditë, që kur thirra në ndihmë këtë lloj shqyrtimi, të zbuloj diçka të re, që në përgjithësi, edhe pse është e rëndësishme, nuk ka qenë e njohur.
Më në fund, shpirti im u mbush kaq shumë me gëzim saqë të gjitha gjërat që mbetën nuk mund t’i bënin më asgjë atij.
(Shkëputur nga “Njerëzor, tepër njerëzor” të Friedrich Nietzsche)
Përktheu: Taulant Hatia
ObserverKult
Lexo edhe:
XHEVAHIR SPAHIU: KOKA IME, ÇUDITEM ME TY
Koka ime,
çuditem me ty.
S’t’u shurdhuan ata veshë?
S’t’u verbuan ata sy?
Si të mban qafë e hollë?
je mbi shpatulla ende?
S’u mërzite aty?
Koka ime,
çuditem me ty.
Të të merrja në duar
të t’i prekja pak okët,
ballin bërë për plumba;
Të të rrokja nën sqetull,
gurë e drurë të këndonin:
shkon njeriu kokëprerë.
Në një këngë të moçme
kjo ka ndodhur njëherë.
Po ti prapë si mushka
mizorisht rri aty.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult