Poezi nga Friedrich Rückert
Ti ditën më je hija
Dhe natën – dritë;
Ti rron në vajet e mia
E nuk vdes në shpirt.
Kudo gdhihem dhe bie
Aty të kam natë e ditë;
Ti ditën më je hije
Dhe natën – dritë.
Për ty ligjëron shoqëria,
Kudo që bie emri yt;
Ti rron në vajet e mia
E nuk vdes në shpirt.
Ti ditën më je hija
Dhe natën – dritë;
Ti rron në vajet e mia
E nuk vdes në shpirt.
Përktheu: Kujtim Shabani
ObserverKult