Rainer Maria Rilke: Më digjte në zemër

Në mua kur të zuri syri,
isha i vogël sa nuk ka më,
dhe çelja si një degë bliri
brenda teje krejt pa zë.

Nga vogëlsia s’kisha nam
dhe më digjte në zemër,
sa t’më thuash se tani jam
kaq i madh për çdo emër:

Aty e ndjej që jam një
me maj dhe det dhe mit,
dhe si aromë e verës lë
gjurmë tek shpirti yt…

Përktheu: Kujtim Shabani

ObserverKult