Frojd: Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar…

Sigmund Frojdi u lind më 6 maj 1856 në Frajberg (Pribor), në Republikën e sotme Çeke. Doktor dhe themelues i psikoanalizës, ai e identifikoi tek e pandërgjegjshmja vendin e instikteve dhe të dëshirave, dhe tek konfliktet e pazgjidhura, shkakun e histerive dhe neurozave.

Duke përmbysur një traditë mijëvjeçare, që e shihte psikikën si diçka të padepërtueshme ndaj arsyes, ai e bëri atë pikënisjen prej nga ku do të analizonte pacientin. Edhe sot Frojdi është objekt i studimeve, por sa ishte gjallë puna e tij nuk u vlerësua sa duhet, dhe teoritë e tij shiheshin me dyshim.

Sigmund Frojd
Sigmund Frojdi

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Sigmund Frojdi.

“Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri i padiskutueshëm i nënës së tij, ai ushqen gjatë gjithë jetës një ndjenjë triumfi, besimi në sukses, i cili jo rrallë sjell me vete edhe suksesin”.

“Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë”.

“Pyetja më e madhe, së cilës nuk i është dhënë kurrë përgjigje dhe së cilës nuk kam mundur t’i jap përgjigje, pavarësisht tridhjetë viteve të kërkimeve në shpirtin e gruas, është: “Çfarë do një grua?”

“Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar”.

“Njeriu nuk ia arrin t’i eleminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë”.

“Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes”.

“Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë”.

“Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurtë se e duan”.

“Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur”.

“Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit”.

E përgatiti: K. B.- ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

U NOMINUA 12 HERË PËR NOBEL, SE MORI KURRË: FAKTE TË PANJOHURA PËR FROJDIN

Pionier i terapisë së kafshëve, i tmerruar nga numri 62, i kënaqur me veset e tyre. Ja cilat janë aspektet e habitshme të jetës së Sigmund Frojdit, “babait” të psikoanalizës dhe interpretimit të ëndrrave.

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult