Fjalimi i Oprah Winfrey: Një ditë e re është në horizont…

Njëri nga fjalimet më inspiruese të të famshmëve, që ende përmendet dhe rikthehet duke u bërë viral në rrjetet sociale është padyshim ai yllit televiziv, autores e aktores, Oprah Winfrey, në ceremoninë re ndarjes së çmimeve Golden Globe në vitin 2018, kur ajo ishte gruaja e parë me ngjyrë që mori çmimin Cecil B DeMille.

“Në vitin 1964 isha një vajzë e vogël ulur në katin poshtë shtëpisë së nënës sime në Milwaukee duke shikuar Anne Bancroft-in derisa prezantonte Oscarin për aktorin më të mirë në Academy Award 36. Fituesi ishte Sidney Poitier.
Derisa në skenë erdhi njeriu më elegant që kisha parë ndonjëherë, kravata e tij ishte e bardhë, lëkura e tij ishte e zezë dhe ai po festonte… nuk kisha parë kurrë një njeri me ngjyrë për të cilin festohej si në atë rast.
U mundova shumë për ta kuptuar e shpjeguar se çka do të thoshe kjo për një vajzë të vogël, një fëmijë që po shikonte nga një karrige e vjetër, kur nëna ime erdhi në shtëpi e lodhur nga pastrimi i shtëpive të të tjerëve.
Dua që të gjitha vajzat që janë duke na shikuar, ta dinë se një ditë e re është në horizont. Dhe kur dita e re më në fund do të fillojë, kjo do të jetë për shkak të shumë grave të mrekullueshme, shumë prej të cilëve janë të këtu me ne sot, dhe edhe disa burra fenomenalë, luftojnë shumë për të na siguruar që ata janë liderët të cilët mund të na dërgojnë në një kohë ku më askush s’ka nevojë të thotë “me too” përsëri ”.

LEXO EDHE: “Gafa më e madhe e karrierës”, Oprah Winfrey tregon pyetjen e sikletshme që i bëri aktores