Pianistja 97-vjeçarja Ruth Slenczynska do të publikojë një album të ri në moshën 97-vjeçare, pasi nënshkroi një marrëveshje me labelin diskografik Decca.
Ajo e quajti “të pabesueshëm” këtë projekt. Ruth gjithashtu shtoi: “Kush ka dëgjuar për një pianist të moshës sime që ka bërë një album tjetër?”
Albumi i saj pritet të publikohet më 18 mars.
Koncertet e saj ishin “një përvojë elektrizuese”, shkruante New York Times.
Marrëveshja e saj për albumin e ri tashmë është nënshkruar me kompaninë diskografike Decca.
“Ne jemi të privilegjuar që kemi Ruth, e cila do të regjistrojë sërish për Deccan rreth 66 vjet pas herës së parë”, ka thënë kështu drejtori i labelit.
Slenczynska është një pianiste shumë e njohur dhe ka performuar që nga vitet 1920. Ajo ka performuar për herë të parë në moshën 4-vjeçare dhe sot, në moshën 97-vjeçare vijon të mahnisë adhuruesit e muzikës së mirë.
ObserverKult
________________________
Lexo edhe:
HISTORI E DHIMBSHME: PIANISTJA E NJOHUR RRËFEN PËR VUAJTJET QË I PËRJETOI FAMILJA E SAJ NË DIKTATURË
Pianistja dhe aktivistja Elida Dakoli, tregoi kohë më parë vuajtjet e familjes së saj në komunizëm që i ka kthyer në kauzën për të cilën po lufton në Shtetet e Bashkuara, duke mbajtur sytë vazhdimisht nga Shqipëria
Pianistja nga Shqipëria, Elida Dakoli prej vitesh është një emër ndërkombëtar në fushën e muzikës. Pas recitalit të parë në moshën 12-vjeçare, performoi në disa skena të rëndësishme evropiane dhe më pas la Evropën për të studiuar në Shtetet e Bashkuara, ku ka fituar një doktoraturë në muzikë dhe tani jeton me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj, interpreton dhe jep mësime pianoje, është autore dhe sipërmarrëse… Megjithatë kjo artiste ka vendosur që t’i flasë botës jo vetëm përmes tingujve të pianos, por edhe zërit të saj. Ka një histori për të treguar dhe një…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult