Fshati i unik që vetëm një muaj brenda vitit del në sipërfaqe

Ka një numër fshatrash në botë që janë të veçantë për bukurinë e tyre, jetën paqësore dhe natyrën.

Por, një fshat në shtetin Goa të Indisë, mund të jetë më i veçanti mes tyre, pasi banorët e saj vazhdojnë të kthehen, edhe pse është zhdukur. Përkatësisht, fshati është i dukshëm vetëm për një muaj të vitit, 11 të tjerët ndodhen poshtë detit.

Dikur ishte një fshat, që tanimë çdo vit në maj uji tërhiqet dhe tregon se çfarë mbetet prej tij sot, raportoi kohë më parë “BBC”.

Mbetjet e shtëpive, ndërtesave fetare dhe të tjera dalin në sipërfaqe. Vendi ku u formua fshati, me një popullsi prej 3000 njerëz, ishte shumë pjellor dhe me kultura të ndryshme bujqësore. Gjërat ndryshuan në mënyrë drastike pasi Goa u çlirua nga portugezët në 1961.

Ministri i parë Dayanand Bandodkar vizitoi fshatin dhe njoftoi ndërtimin e një dige, e para në shtet. Ai mblodhi vendasit dhe u tha atyre se çfarë përfitimi do të kishte për të gjithë zonën.

“Ai tha se do të përmbyste fshatin tonë, por sakrifica jonë do të ishte për të mirën më të madhe,” kujton 75-vjeçari Gajanan Kurdikar.

Familjeve të fshatit iu dha toka në një fshat fqinj në formë kompensimi. Ishte një projekt shumë ambicioz i ndërtuar në brigjet e lumit Salaulim. Projekti i ujitjes Salaulim ishte të sigurojë ujë të pijshëm, ujitje dhe qëllime industriale për pjesën më të madhe të Goa jugore. Dhe atij i duhej të siguronte 400 milionë litra ujë për qytetarët çdo ditë.

Uji nga diga nuk arriti kurrë në fshatin nga i cili kishin emigruar.

“Ai sistem që ata premtuan nuk arriti në fshatin në jug të Goa siç premtuan. Kështu që ne nuk marrim ujë të pijshëm nga ajo digë,” thotë Gajanan Kurdikar, transmeton ‘konica.al’.

Ka dy puse të mëdha në Vaddem ku tani banon Kurdikar, të cilat thahen në prill dhe maj.

Atëherë ata varen nga rezervat e shtetit që i furnizon me ujë të pijshëm. Kur uji tërhiqet, në maj, banorët vizitojnë zonën e tyre të humbur. 

LEXO EDHE: Foto: Fshati shqiptar që mahniti gruan e princit Çarls