Fundi që shkaktuam vetë mijëra vjet më parë, solli shpikjen e qytetërimit të sotëm

Pse na u desh kaq shumë kohë, për të shpikur qytetërimin që kemi aktualisht? Homo sapiensimodern, evoluoi për herë të parë afro 250.000– 350.000 vjet më parë. Por hapat fillestarë drejt civilizimit – vleljes së të korrave, dhe më pas “zbutjes” dhe kultivimit të bimëve – nisi vetëm rreth 10.000 vjet më pare.

Ndërkohë, qytërimet e para do të shfaqeshin vetëm 6.400 vjet më parë. Për 95 për qind të historisë së specieve tona, ne nuk ngritëm ferma, nuk ndërtuam vendbanime të mëdha, dhe as hierarki të ndërlikuara politike. Përkundrazi, jetuam në grupime të vogla nomadësh, përmes gjuetisë së kafshëve dhe mbledhjes së bimëve.

Pastaj, diçka ndryshoi. Ne kaluam nga jeta e gjahtarit-grumbullues tek vjelja e bimëve, pastaj në kultivimin e tyre, dhe në fund tek ndërtimi i qyteteve. Çuditërisht, ky tranzicion ndodhi vetëm pasi mega–fauna e epokës akulljanore – mamuthët, slotët gjigande, drerët dhe kuajt – u zhdukën.

Arsyet pse njerëzit nisën të merren me bujqësi, mbeten ende të paqarta. Por zhdukja e kafshëve, prej të cilave vareshim për ushqim, mund ta ketë detyruar të evoluojë kulturën tonë. Njerëzit e lashtë, ishin mjaftueshëm të zgjuar sa të ndërtonin ferma bujqësore. Të gjithë grupimet e njerëzve modernë, kishin nivele të ngjashme inteligjence.

Kjo gjë sugjeron, se aftësitë tona njohëse evoluan para se këto popullsi të ndaheshin rreth 300.000 vjet më parë, dhe më pas do të ndryshonin pak kohë më vonë. Nëse paraardhësit tanë nuk kultivuan bimët, kjo nuk do të thotë se ata nuk ishin dhe aq të zgjuar. Diçka në mjedisinpërreth i pengoi, ose thjesht nuk kishin nevojë për të.

Ngrohja globale në fund të periudhës së fundit akullnajore 11.700 vjet më pare, e bëri me siguri më të lehtë marrjen me bujqësi. Temperaturat e larta, stinët më të gjata të verës, reshjet më të shumta, dhe stabiliteti afatgjatë i klimës, i bëri shumë zona më të përshtatshme për kultivim.

Por nuk ka gjasa, që bujqësia të ketë qenë kudo e pamundur.

Dhe Toka ka përjetuar shumë ngjarje të tilla të ngrohjes globale:11.700, 125.000, 200.000 dhe 325.000 vjet më parë. Por ngjarjet e mëhershme të ngrohjes globale, nuk nxitën eksperimentet me bujqësinë. Ndryshimi i klimës, mund të mos ketë qenë nxitësi i vetëm. Në të, mund të ketëndikuar edhe migrimi.

Kur speciet tona u përhapën nga Afrika e Jugut në gjithë kontinentin afrikan, në Azi, Evropë dhe më pas në Amerikë, ato gjetën mjedise të reja dhe bimë të reja me të cilat mund të ushqeheshin. Por njerëzit i pushtuan këto pjesë të botës, shumë kohë përpara se të fillonte bujqësia.

”Zbutja” e bimëve, e vonoi me dhjetëra mijëravjeçarë migrimin e njerëzve. Nëse tashmë ekzistonte mundësia për të shpikur bujqësinë, atëherë shpikja e saj e vonuar saj sugjeron se paraardhësve tanë nuk u duhej, ose nuk donin që të merreshin me bujqësi.

Bujqësia ka disavantazhe të konsiderueshme, në krahasim me gjuetinë. Bujqësia kërkon më shumë punë, ofron më pak kohë të lirë, si dhe një dietë të dobët ushqimore. Nëse gjuetarët janë të uritur në mëngjes, ata mund ta piqnin ushqimin në zjarr gjatë natës.

Bujqësia kërkon një punë të lodhshme sot, për të prodhuar ushqim disa muaj më vonë, ose nëndonjë rast asgjë. Ajo kërkon ruajtjen dhe menaxhimin e tepricave të përkohshme ushqimore, nëmënyre që njerëzit të ushqehen gjatë gjithë vitit. Një gjahtar që një ditë nuk ka fat, mund të gjuajë sërish nesër, ose mund të kërkojë vende më të pasura me gjah diku tjetër.

Por fermerët e lidhur me tokën, janë në mëshirën e paparashikueshmërisë së natyrës. Shiu mund të bjerë shumë më herët, ose shumë më vonë sesa duht. Thatësirat, ngricat, zjarret apo karkalecat,mund të shkaktojnë shkatërrimin e të korrave, dhe për pasojë uri masive.

Bujqësia ka disavantazhe edhe në aspektin ushtarak. Gjuetarët dhe mbledhësit e bimëve ishin më të të lëvizshëm. Ata mund të udhëtonin në distanca të gjata, duke sulmuar dhe u tërhequr. Praktikimi i vazhdueshëm i shtizave dhe harqeve, i bëri ata luftëtarë vdekjeprurës.

Kurse fermerët janë të rrënjosur në arat e tyre, ndërsa oraret e tyre të punës diktohen nga stinëtdhe koha. Ata janë shënjestra të parashikueshme, të palëvizshme, rezervat ushqimore të të cilëve tundonin shpesh të huajt e uritur. Dhe duke evoluar në stilin e jetës, njerëzit thjesht mund të kenë dashur të jenë gjahtarë nomadë.

Indianët e fisit Komançe, luftuan deri në vdekje për të ruajtur stilin e tyre të gjuetisë. Bushmenët e shkretëtirës së Kalaharit në Afrikën e Jugut, vazhdojnë të rezistojnë ende sot, duke u shndërruar në fermerë dhe barinj. Kur fermerët polinezianë, u ndeshën me bollëkun e zogjve nëZelandën e Re, ata e braktisën bujqësinë, duke krijuar kulturën e gjuetarëve Maorë.

E megjithatë diçka ndryshoi. Nga 10.000 vjet më parë e këtej, njerëzit braktisën në mënyrë të përsëritur stilin e jetesës si gjuetarë dhe grumbullues, për t’u marrë me bujqësi. Ka të ngjarë qëpas zhdukjes së mamuthëve dhe kafshëve të tjera të mëdha nga epoka e Pleistocenit, mënyra e jetesës së gjahtar-grumbulluesve të ishte më pak e praktikueshme, çka i shtyu njerëzit të korrnin dhe më pas të kultivonin bimët.

Ndoshta qytetërimi nuk lindi nga një përpjekje e diktuar nga progresi por nga katastrofa, pasiishte katastrofa ekologjike, ajo që i detyroi njerëzit të braktisin stilin e e tyre tradicional tëjetesës. Teksa njerëzit u larguan nga Afrika për të kolonizuar tokat e reja, kafshët e mëdha u zhdukën kudo që shkelte këmba e njeriut.

Në Evropë dhe Azi, kafshët e mëdha si rinocerontër leshatorë dhe mamuthët u zhdukën rreth 40.0000- 10.000 vjet më parë. Në Australi, kangurët gjigantë u zhdukën 46.000 vjet më parë. Në Amerikën e Veriut, kuajt, devetë, armadilot gjigantë, mamuthët dhe slotët, u pakësuan në numër dhe zhdukën nga 15.000– 11.500 vjet më parë, të pasuar nga zhdukjet e tyre në Amerikën e Jugut 14.000–8.000 vjet më parë.

Kur njerëzit u përhapën në ishujt e Karaibeve, Madagaskarit, Zelandës së Re dhe Oqeanisë, kafshët e mëdha u zhdukën edhe aty. Gjuajtja e kuajve, deveve, prodhonte më shumë ushqim sesa ajo e lepujve. Por kafshët e mëdha si elefantët riprodhohen ngadalë, dhe kanë më pak pasardhës, krahasuar me kafshë të vogla si lepujt, duke i bërë ata të prekshëm nga gjuetia e tepruar.

Kësisoj, kudo që shkuam, zgjuarsia jonë njerëzore – gjuetia me hedhje shtizash, trembja e kafshëve me zjarr, për t’i hedhur poshtë shkëmbinjve – nënkuptonte se ne gjuanim kafshë të mëdha më shpejt se sa ato mund të zëvendësoheshin nga të tjerë. Ishte ndoshta kriza e parë e qëndrueshmërisë së ekosistemit.

Të dhënat arkeologjike dhe fosilet, tregojnë se paraardhësit tanë mund të ishin marrë më herët me bujqësi. Por e bënë këtë vetëm kur kishin pak alternativa në dispozicion. Bujqësia dhe qytetërimi, mund të jenë shpikur jo sepse përbënin një përmirësim të stilit të jetesës sonë stërgjyshore, por sepse ne nuk patëm zgjidhje tjetër.

Bujqësia ishte një përpjekje e dëshpëruar për të rregulluar gjërat, kur morëm prej ekosistemit më shumë sesa ai mund ta përballonte. Nëse ka qenë kështu, ne e braktisëm jetën e gjahtarëve të epokës akullnajore për të krijuar botën moderne, jo për shkak të ndonjë largpamësie dhe qëllimi të qartë, por rastësisht, për shkak të një katastrofe ekologjike, që e krijuam vetë mijëra vjet më parë. / Origins – Bota.al