Parafjala është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shpreh marrëdhënie sintaksore varësie ndërmjet një emri, një numërori ose një përemri në një rasë të caktuar.
Ç’është e vërteta, në mjetet e informimit, në medie, rrjete sociale, Tv, gazeta e institucione shtetërore, shpesh na dalin konstrukte sintaksore të ndërtuara me gabime.
Ndërtimi i fjalisë: Certifikata që nuk je “nën” hetime, dokument ky që lëshohet nga gjykata është ndërtim i gabuar sintaksor. Prandaj, duhet thënë e shkruar: Certifikatë që nuk je “në” hetime! Kur dihet se, parafjalët “nën” dhe “në” kanë kuptime të ndryshme.
Parafjala “nën” tregon sendin, vendin poshtë të cilit ndodhet, lëviz e vepron dikush a diçka ose gjendje më të ulët se ajo e nevojshme a e zakonshme që merret si pikënisje. P.sh.: “nën” tokë; “nën” qiellin e kaltër; “nën”moshën e caktuar; temperatura ishte “nën” zero; fëmijët e lindur “nën” peshë etj.
Fjala: “nën” hetime, është një gabim, sepse i bie që hetimet ecin, vazhdojnë sipër e personi është nën to…
Në të vërtetë njeriu mund të jetë i ndjekur apo “në” hetime, por assesi “nën” hetime, sepse parafjala “nën” ka kuptimin përfundi ndaj kjo duhet thënë shkruar shqip: “në” hetime!
Prandaj, gjykatat tona duhet të lëshojnë dokumentin që dëshmon se personi nuk është “në” hetime dhe jo: “nën” hetime. (Shih faksimilet e mëposhtme)!
Gjithandej këtë ndërtim fjalie me parafjalën “nën” në vend të parafjalës “në ”e kemi vënë re edhe në evente të ndryshme shtetërore ku shkruante: Ky organizim do të mbahet “nën” patronatin e Presidentës..(duhet): “Në ”patronatin e Presidentes dhe jo: “nën” patronatin e … Organizimi për shënimin e Epopesë së UÇK-së mbahet “nën” patronatin e Qeverisë së Kosovës. Në vend që: mbahet “në” patronatin e Qeverisë së Kosovës.
Sidoqoftë, duke përfunduar, le të theksojmë që institucionet tona të të dyja niveleve: qendrore dhe lokale të krijojnë arkiva të shëndosha gjuhësisht dhe të lektoruara mirë, sepse sot frymojmë shtet i pavarur…
Ndryshe, është mjaft interesante se asnjërën nga këto dy fjalë të sipërshënuara nuk i kemi gjetur në FGjSSh as në Fjalorin drejtshkrimor…
Shih më poshtë si janë të shkruara disa nga certifikatat apo vërtetimet e lëshuara./ Hamdi Mazreku
ObserverKult
Lexo edhe:
LEONARD COHEN: ÇFARË PO BËJ KËTU
Poezi nga Leonard Cohen
Nuk e di nëse ka gënjyer bota
Unë kam gënjyer
Nuk e di nëse bota ka komplotuar/konspiruar kundër dashurisë
Unë kam konspiruar kundër dashurisë
Atmosfera e torturës s’është ngushëllim
Unë kam torturuar
Bile pa rejën e eksplodimit nuklear
ende do të kishe urrejtur
Dëgjo
Do të kisha bërë të njëjtat gjëra
Bile edhe po të mos kishte vdekje
Nuk do të mbahesha si pijanik
nën trokitjet e fakteve
Unë refuzoj alibin e përgjithshëm
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult