Duhet të kem diçka të marrë brenda vetes
Sepse nganjëherë e kapi veten duke llomotitur zëshëm gjëra të çmendura
Për shembull
them emra të jashtëzakonshëm vajzash dhe anijesh
Ose tituj librash që ende nuk janë shkruar
diçka të marrë kam patjetër
Çirrem, ulëras dhe zhgrehem në vaj.
Pastaj më mbushin me butësi foljet e epërme
Dhe këto zanore të lira, të padobishme
Në formë rrethore
që fluturojnë për asgjë
Gojëhapur më marrin dhe mua pezull
Dhe nuk e di kujt i gëzohemi kështu
Dhe jam i lumtur
Dhe mu për këtë më duket vetja i marrë.
Përktheu: Xhemazije Rizvani
ObserverKult