Gabriel Garcia Marquez: Këto dy ngjarje ndikuan shumë te unë…

Gabriel García Márquez

Gabriel Garcia Marquez: Dy ngjarjet që ndikuan te unë …

“…Ata që më ndihmuan të heq qafe këndvështrimin intelektual ndaj tregimit të shkurtër kanë qenë shkrimtarët amerikanë të Brezit të Humbur. E kuptova që letërsia e tyre kishte një lidhje me jetën, lidhje që nuk vihej re në tregimet e mia të shkurtra.

Më pas ndodhi diçka që ishte shumë e rëndësishme. Ishte 9 prilli i vitit 1948 kur në Bogotazo u vra një lider politik dhe njerëzit dolën si të çmendur nëpër rrugë. Unë isha gati të drekoja kur e dëgjova lajmin dhe dola të bashkohem me njerëzit në rrugë.
Vetëm në darkë vonë u ndërgjegjësova për vendin në të cilin jetoja dhe se sa pak lidhje kishin me të tregimet e mia të shkurtra. Nga ai moment ndryshova shumë.

Në vitet ’50, një tjetër ngjarje ndikoi tek unë si shkrimtar. Mamaja ime më kërkon që ta shoqëroja në vendlindje dhe të shisnim shtëpinë pas vdekjes së babait. Kur u ktheva në atë vend u trondita, sepse në atë kohë isha 22 vjeç dhe nuk kisha qenë aty që në moshën 8-vjeçare. Gjërat nuk kishin ndryshuar, por unë po e përjetoja këtë përvojë jo sikur po e shihja, por sikur po e lexoja.

Gjithçka përreth m’u shndërrua në letërsi: shtëpia, rrugët, pemët. Nga ai udhëtim nisa menjëherë të shkruaja romanin tim të parë “Gjethet e shtrëngatës”. Atje kuptova që gjithçka më kishte ndodhur në fëmijëri kishte vlerë letrare për mua. Ishte momenti kur dëshira për t’u bërë shkrimtar m’u bë e fortë, e qartë dhe e patjetërsueshme”.

(botuar në ‘Paris Review’)

ObserverKult


Lexo edhe:

TREGIM NGA GABRIEL GARCIA MARQUEZ: DIÇKA SHUMË E RËNDË KA PËR TË NDODHUR