Gabriel Garcia Marquez: Kjo është ngjarja që ndikoi tek unë

“…Në vitet ’50, mamaja ime më kërkon që ta shoqëroja në vendlindje dhe të shisnim shtëpinë pas vdekjes së babait. Kur u ktheva në atë vend u trondita, sepse në atë kohë isha 22 vjeç dhe nuk kisha qenë aty që në moshën 8-vjeçare.

Gjërat nuk kishin ndryshuar, por unë po e përjetoja këtë përvojë jo sikur po e shihja, por sikur po e lexoja. Gjithçka përreth m’u shndërrua në letërsi: shtëpia, rrugët, pemët.

Nga ai udhëtim nisa menjëherë të shkruaja romanin tim të parë “Gjethet e shtrëngatës”. Atje kuptova që gjithçka më kishte ndodhur në fëmijëri kishte vlerë letrare për mua.

Ishte momenti kur dëshira për t’u bërë shkrimtar m’u bë e fortë, e qartë dhe e patjetërsueshme”.

(botuar në ‘Paris Review’)

ObserverKult

———————-

Gabriel Garsia Markez Marques markez

Lexo edhe:

MARQUEZ: MOS PRIT, SONTE MUND TË JETË E FUNDIT HERË QË I SHIKON NJERËZIT QË DO…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Gabriel Garcia Marquez:

– Problemi me martesën është se përfundon çdo natë pas aktit të dashurisë dhe duhet të rindërtohet çdo agim përpara vaktit të mëngjesit.

– Nuk do t’i këmbeja kënaqësitë e vuajtjes sime për asgjë në botë.

– Nuk është e vërtetë që njerëzit ndalojnë së ndjekuri ëndrrat kur plaken, ata plaken sepse ndalojnë së ndjekuri ëndrrat.

-Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta ne na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.

-Kur të vdes, të vetmen keqardhje do ta kem është nëse në vdekje nuk do të ekzistojë më dashuria.

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult