Vdekja në Samarë
Shërbëtori, i tmerruar, shkon me vrap te shtëpia e pronarit të vet.
– Zotëri! – i drejtohet duke iu dridhur buza. – Pashë vdekjen te tregu dhe më bëri një shenjë kërcënimi.
Pronari i dha një kalë, para, dhe i thotë:
– Mbathja, o burrë, për në Samarë.
Dhe shërbëtori, sakaq, u nis.
Po atë ditë, pasdite, pronari takon vdekjen në treg dhe e pyet:
– A është e vërtetë se i ke bërë shenjë kërcënimi shërbëtorit tim, sot në mëngjes?
– Nuk ishte shenjë kërcënimi, – iu përgjigj vdekja, veçse u habita, kur e pashë këtu, ngaqë unë e prisja shumë larg prej këtu, në Samarë. Sepse prej andej duhet ta marr, sot, deri në mbrëmje.
Në shqip: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
GABRIEL GARCIA MARQUEZ: NJË BURRË, I ZHGËNJYER NGA JETA…
(Minitregim)
…një burrë, i zhgënjyer nga jeta, u hodh në rrugë që nga kati i dhjetë dhe, teksa binte poshtë, pa nga dritaret intimitetin e fqinjëve, tragjeditë e vogla familjare, dashuritë e fshehta, çastet e shkurtra të lumturisë… të gjitha këto, edhe pse ndodhnin brenda pallatit, ai nuk i dinte, sepse, asnjë lajm për to, nuk kishte arritur kurrë deri te shkallët e përbashkëta, kështu që, në çastin e përplasjes fatale në trotuar…
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
THËNIE NGA GABRIEL GARCIA MARQUEZ: KUJDES, DY HERË MOS I BESONI ASKUJT…
ObserverKult ua sjell disa nga thënie të Gabriel Garcia Marquez:
Ndoshta Zoti do që t’i të takosh disa njerëz të gabuar përpara se të takosh të duhurin, kështu që t’i jesh mirënjohës.
Mos u mundo kot! Gjërat më të mira ndodhin kur më pak i pret.
Gjuhët e huaja të duhen vetëm kur shet, se kur shkon të blesh të gjithë të marrin vesh…
Të gjitha qeniet njerëzore kanë tri jetë: publike, private dhe sekrete.
Mënyra më e keqe për të ndier mungesën e dikujt është t’i jesh ulur pranë e të dish se nuk do ta kesh kurrë.
Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta na jep prapë mundësinë t’i bëjmë gjërat si duhet.
Asnjë ilaç nuk e shëron sëmundjen që nuk e shëron lumturia.
Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:
ObserverKult