Gabriel Garsia Markez: Pashë vdekjen…

markez njerëzit

Shërbëtori, i tmerruar, shkon me vrap te shtëpia e pronarit të vet.
– Zotëri! – i drejtohet duke iu dridhur buza. – Pashë vdekjen te tregu dhe më bëri një shenjë kërcënimi.
Pronari i dha një kalë, para, dhe i thotë:
– Mbathja, o burrë, për në Samarë.

Dhe shërbëtori, sakaq, u nis.
Po atë ditë, pasdite, pronari takon vdekjen në treg dhe e pyet:
– A është e vërtetë se i ke bërë shenjë kërcënimi shërbëtorit tim, sot në mëngjes?

– Nuk ishte shenjë kërcënimi, – iu përgjigj vdekja, veç se u habita, kur e pashë këtu, ngaqë unë e prisja shumë larg prej këtu, në Samarë. Sepse prej andej duhet ta marr, sot, deri në mbrëmje.

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult


markez njerëzit

Lexo edhe:

MARKEZ: NUK KA LAVDI MË TË MADHE SE ME VDEKË PËR DASHNI

ObserverKult ua sjell disa thënie të Gabriel Garsia Markez:

“Mos resht kurrë së buzëqeshuri, madje as kur je i trishtuar, sepse nuk e di kush mund të dashurohet me buzëqeshjen tënde”.

“Mosha nuk është ajo që ke, por ajo që beson se ke”.

“Nuk ka lavdi më të madhe, se sa të vdesësh për dashurinë”.

“Ai që pret shumë mund të përfundojë me asgjë”.

“Asnjë ilaç nuk mund të shërojë atë që s’mund ta shërojë lumturia”.

“Mençuria vjen tek ne në çastin kur nuk na hyn në punë”.

“Kur të vdes, të vetmen keqardhje do të kem nëse në vdekje nuk do të ekzistojë më dashuria”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult