Gabriela Mujaj: Lajmëroj se ka dekë nji dashuni…

Gabriela Mujaj Lajmërim

Poezi nga Gabriela Mujaj

Lajmëroj se ka dekë nji dashuni
Sëmundje nuk pat
As atak
I erdhsahati
Kaq!

Vesh e mbath e kam
Lisi qindron qiri përpjetë tue e prit
Tan burrni!

Lajmëroj se ka dekë
Nji dashuni!
Pres vizita pa shpërblime
Askush s’muj me e shpague
Zemrën e përhime!

Vesh e mbath jam, buzët kuq jalli
Le të thonë shën kurvat
Kaloi në çmenduni.

Shtatin ja lava, me flokë ja thava
E futa n’dhe t’zi, tue lanë gjallnue.
Prifti kur erdh’ më pveti për emën
“Judë”- i thashë,
Trathtarët kanë tan shpirtin e tij!

Ndërsa burrat banë gjamë për ty
E nji grusht gra hoqën rubat me oi
Unë nan lis bana dashni me diellin.

Më mallkuen? Më shkishnuen?
Ani…mëkatet e dashunisë janë të vetmet
Që kanë të falun në qiell.
(por dhe nëse në ferr çojnë
Mana shkoj me dëshirë)

Lajmëroj
se mramë ka dekë nji dashuni
Varrimi bahet në shpirt
Ditën e tetë të javës, të Yjtën.
Kujtesa j’a dhashtë pushimin e pasosun
Kështu kjoftë!

*Titulli i origjinalit: Lajmërim

ObserverKult

__________________________

Lexo edhe:

DONIKA DABISHEVCI: N’ATË T’PËRVEÇMEN DITË

Poezi nga Donika Dabishevci

Nji ditë n’përveçmëninë e saj
papritueshëm kam me ta dhanë kumtin
se erdh koha me t’i shkye shtatë lëkurat
si rrangalla t’vjetra me t’i thye,
e me t’i gjujtë edhe lëvozhgat e shpirtit
tuj gërmue me e gjetë palcën
e naj vishkull drite n’sy.

Nadje heret masi t’jen mpi gjymtyrtë
kam me t’pa zbuluet tan’ paqtim.
Qielli ka me dënesë prej gëzimit,
shiu ka me gjallue edhe rrasat e vorreve,
n’zogj t’hareshëm ka me i kthye
e sytë e gjelbër kanë me lulzue.

Nji ditë n’përveçmëninë e…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult