
Poezi nga Donika Dabishevci
Nji ditë n’përveçmëninë e saj
papritueshëm kam me ta dhanë kumtin
se erdh koha me t’i shky shtatë lëkurat
si rrangalla t’vjetra me t’i thy,
e me t’i gjujtë edhe lëvozhgat e shpirtit
tuj gërmu me e gjetë palcën
e ndonji vishkull drite n’sy.
Nadje heret masi t’jen mpi gjymtyrët
kam me t’pa zbuluet tan’ paqtim.
Qielli ka me dënesë prej gëzimit,
shiu ka me gjallu edhe rrasat e vorreve,
n’zogj t’hareshëm ka me i kthye
e sytë e gjelbër kanë me lulzue.
Nji ditë n’përveçmëninë e saj!
ObserverKult
Lexo edhe:






