Zilja e zgjimit ra plot tri herë.
Trupi jem njehi i bardhë
si muret e dhomës.
Mbi dysheme
ndjeu vetja hapat e vetes
Tue ec para pasqyrës.
Për të parën herë,
U tuta prej vetmisë përballë.
Kurrë ma parë vetja me veten
Kështu në sy s’ish pa,
S’ish pa kurrë ma parë.
E u dridh fati dhamb për dhamb,
Kur e zbulova se lidhun për qafet
e kisha pas.
…lidhun për shpirtit, Ty.
ObserverKult
lexo edhe;
Cikël poezish nga Gabriela Mujaj: Të kam pru nji lule, Martin…