Galeano: Çdo person shkëlqen me dritën e tij, midis të tjerëve

Eduardo Galeano_ vdesim

Çdo person shkëlqen me dritën e tij, midis të gjithë të tjerëve.
Nuk ka dy zjarre të barabarta. Ka zjarre të mëdha dhe zjarre të vogla, ka zjarre të të gjitha ngjyrave.
Ka njerëz me zjarr të qetë, të cilët nuk e ndjejnë fare erën, por ka njerëz me zjarr të çmendur, që mbushin ajrin me shkëndija.
Ka ca zjarre, zjarre të mekur, që as ndriçojnë as djegin; por ka zjarre që digjen me aq pasion në jetë sa nuk mund t’i shikosh pa përpëlitur sytë, dhe kushdo që u afrohet atyre digjet.

Përktheu: Bajram Karabolli