Galeano: Kujdes, ja në çka ju shndërron diktatura…

Nga Eduardo Galeano

“… A e dini që krimi ndaj shpresës, është më i keq sesa krimi ndaj njeriut? Të pranosh diktaturën është çnderimi më i madh. Diktatura është një makineri që të bën shurdhmemec, të paaftë për të dëgjuar, të pafuqishëm për të folur dhe të verbër ndaj asaj që është e ndaluar të shikosh.

I vdekuri i parë nga torturat në Brazil, në 1964, shkaktoi një skandal kombëtar. Por të dhjetin të vdekur nga torturat media gati nuk e përmendi fare. Ndërsa i pesëdhjeti u pranua si “normal”.

Makineria të mëson ta pranosh tmerrin, ashtu si pranon të ftohtin e dimrit…”

*Titulli i origjinalit ‘Mizoria e diktaturës”

Në shqip: Bajram Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

DEMIR HYSKJA: NE KEMI PUNUAR PËR 100 LEKË TË VJETRA NË DITË, POR KEMI BËRË ART…

I ndjeri. Demir Hyskja, gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur rreth 60 role në skenën e teatrit dhe rreth 40 role në filma. Ky “Artist i Popullit” ka luajtur edhe në skenat ndërkombëtare si në Gjermani, Francë, Itali, Rumani e gjetkë, ku ka vajtur Trupa e Teatrit Kombëtar, pjesëtar i së cilës ka qenë edhe ai.

Që nga roli i dramës “Tokë e përgjakur”, ku ka luajtur edhe i madhi Kadri Roshi, Demir Hyskja kujtonte jo pa nostalgji rolin e parë në një film dhe ai është roli i Mytesarifit të Durrësit në filmin “Nëntori i Dytë”.

Pak kohë para se të ndahej nga jeta, në gusht 2016, Demir Hyskja dha një intervistë për gazetarin Hyqmet Zane, të cilën po e publikojmë në vazhdim

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult