Gandi: Pse njerëzit bërtasin kur janë të zemëruar?

Një ditë, mendimtari i famshëm indian i pyeti dishepujt e tij: “Pse njerëzit bërtasin kur janë të zemëruar?”
“Ata bërtasin sepse e humbasin durimin”-u përgjigj njëri prej tyre.
“Por pse duhet bërtitur nëse personi tjetër është përballë dhe shumë pranë?”-pyeti sërish Gandi.

“Epo, ne bërtasim shpesh sepse duam që tjetri të na dëgjojë”-u përgjigj një dishepull tjetër.

Por mjeshtri nuk u ndal me kaq. Ai i pyeti sërish:”A nuk është e mundur të flitet me të edhe me zë të ulët?”.

Këtë herë ndjekësit dhanë përgjigje të ndryshme, por asnjëra nuk e bindi mendimtarin njohur. Pastaj ai nisi të flasë sërish: “A e dini pse dikush i bërtet një personi tjetër kur është i zemëruar? Sepse kur dy njerëz janë të zemëruar, zemrat e tyre largohen shumë.

Dhe për ta tejkaluar këtë distancë duhet të bërtasësh në mënyrë që të dëgjohesh. Sa më të zemëruar të jenë 2 zemra, aq më fort do të duhet të bërtasin njerëzit për të dëgjuar njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, çfarë ndodh kur dy persona janë të dashuruar?

Ata nuk bërtasin, flasin me zë të ulët. Përse? Sepse zemrat e tyre janë shumë pranë. Distanca midis tyre është e vogël.

Ndonjëherë zemrat e tyre janë aq afër sa që nuk flasin, por vetëm pëshpëritin. Dhe kur dashuria është më fortë, nuk është e nevojshme as të pëshpëritësh.

Mjafton ta shohësh njëri-tjetrin në sy. Zemrat e tyre e nënkuptojnë njëra-tjetrën. Kjo është ajo që ndodh kur dy njerëz që e duan njëri-tjetrin afrohen”.

Gandi e përfundoi atë që synonte të thoshte duke shtuar: ”Kur grindeni, mos lejoni që zemrat tuaja të ndahen, mos thoni fjalë që mund t’iu largojnë akoma më tej, sepse do të vijë një ditë kur distanca do të jetë aq e madhe, sa që nuk do të gjeni më kurrë rrugën e kthimit pas”./bota.al

ObserverKult


mahatma gandi jeta
Mahatma Gandhi

Lexo edhe:

PËRGJIGJA E MAHATMA GANDIT PËR PROFESORIN “INATXHI”: ÇDO NJERI ZGJEDHË ATË QË NUK KA…

Kur Mahatma Gandi studionte drejtësi në Londër, një profesor i quajtur Peters e kishte marrë inat dhe… por studenti Gandi nuk e çante kokën fare për këtë dhe e takonte e i fliste lirshëm.

Një ditë Peters ishte duke drekuar në dhomën e ngrënies në universitet, Gandi, me tabaka në dorë, erdhi dhe u ul pranë tij.

Profesori gjithë kryeneçësi i thotë:
– Student Gandi, nuk e kupton se një derr dhe një zog nuk mund të hanë pranë njëri-tjetrit?.
– Ji i qetë profesor, ja po fluturoj menjëherë, – i përgjigjet Mahatma Gandi dhe shkon e ulet në tryezën tjetër.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult