Përgjigja e Mahatma Gandit për profesorin “inatxhi”: Çdo njeri zgjedhë atë që nuk ka…

Kur Mahatma Gandi studionte drejtësi në Londër, një profesor i quajtur Peters e kishte marrë inat dhe… por studenti Gandi nuk e çante kokën fare për këtë dhe e takonte e i fliste lirshëm.

Një ditë Peters ishte duke drekuar në dhomën e ngrënies në universitet, Gandi, me tabaka në dorë, erdhi dhe u ul pranë tij.
Profesori gjithë kryeneçësi i thotë:
– Student Gandi, nuk e kupton se një derr dhe një zog nuk mund të hanë pranë njëri-tjetrit?.
– Ji i qetë profesor, ja po fluturoj menjëherë, – i përgjigjet Mahatma Gandi dhe shkon e ulet në tryezën tjetër.
Profesor Peters, i inatosur që studenti ia kishte lënë derrin me aq lehtësi, vendosi të hakmerrej në provimin që erdhi… Por studenti iu përgjigj shkëlqyeshëm të gjitha pyetjeve.
Atëherë, profesori i bën pyetjen e mëposhtme:
– Gandi, nëse po ecën në rrugë dhe përpara gjen dy çanta, njëra me urtësi dhe tjetra me para, cilën nga të dyja do të merrje?
Gandi i përgjigjet aty për aty:
– Sigurisht paratë, profesor
Profesori buzëqesh dhe i thotë:
– Ndërsa unë do të merrja çantën me mençuri. Si të duket?
Gandi përgjigjet:
– Shumë e drejtë, profesor, secili merr atë që i mungon.
Atëherë, profesori, gjithë tërbim, i shkruan në librezën e notave fjalën “IDIOT” dhe ia jep studentit.
Gandi merr librezën dhe del. Pas disa minutash kthehet te profesori dhe i thotë:
– Profesor Peters, ju keni firmosur në librezën time, por keni harruar të vini notën.

Në shqip: Bajram Karabolli

ObserverKult

—————————-

Lexo edhe:

Gandi: Njerëzit thonë se e duan diellin, por kur ka diell kërkojnë hije