Gaqo Çako: Këputa një gjethe dafine (Teksti dhe kënga)

Ju ftojmë të ndiqni këngën “Këputa një gjethe dafine”, interpretuar nga Gaqo Çako.
Me muzikë të Limos Dizdarit dhe tekst të Xhevahir Spahiut, kënga u shpall fituese e Festivalit të Këngës në RTSH, në edicionin e 17-të, viti 1978.

Këputa një gjethe dafine

Degën e dafinës e lëkundi
Krahu i një zogu në agim,
Me një gjethe në buzë unë fërshëllenja
Këngët që i zgjonte vetë pranvera.

Nën qiellin tonë, prej gjakut tonë bleron ti,
Jo, nuk bleron, por lulëzon, në çdo stinë,
Ne deshëm vetëm të lulëzonte kudo jeta,
Të katër stinët t’i kish’ gjithmonë ajo të blerta.

Ne si dhuratë lavdinë në jetën tonë s’e duam,
Nga gjaku i luftës nga djers’ e ballit ato lulëzuan
Në ditë me diell në kohë kur vetëtinë,
Ti rritesh, rritesh, lulëzon ti.

Blerimi yt –blerim rinor që flet për historinë,
Dafinë e bukur-o, kurorë e thurur për lirinë!
E veshur me blerime kjo tokë,
Agimet pret, vetë agimet i zgjon.

Degën e dafinës e lëkundi
Fllad i veriut, erë e jugut.
Ditët i përcjellin njëra-tjetrës.
Diellin e pranverave të jetës.

ObserverKult

____________________

Kliko edhe:

“LEHT’ E LEHT’ PËRQARK, GLOBI RROTULLOHET”, KUR ADOLESHENTËT FITUAN FESTIVALIN (TEKSTI DHE KËNGA)

Ishte dhjetori i vitit të largët 1969 kur në skenën e edicionit të 8-të të Festivalit të Këngës së RTSH-së u ngjitën dy adoleshentë.

Ishin këta David Tukiçi dhe Rozeta Doraci, të cilët u paraqitën me këngën: “Dhuratë për ditëlindje”.

Me muzikë të Nikolla Zoraqit dhe tekst të Fatos Arapit, ishte pikërisht kjo kënga që fitoi këtë edicion të festivalit.

Kishte prej atyre që mendonin që kënga që fliste për “Internacionalizimin proletar”, e që u këndua nga Tukiçi dhe Doraci do t’kishte qenë më e përshtatshme për festivalin e fëmijëve.

ObserverKult ju sjell tekstin dhe videon e këngës.

Dhuratë për ditëlindje

Në përvjetor të ditëlindjes tënde
ke plot dhurata…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult