
Dështon raundi i parë për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Asnjë prej 5 kandidatëve nuk ka arritur që të marrë 7 vota ose 3/5 e votave për t’u zgjedhur Drejtor i ri.
Si u votuan kandidatët?
Eni Vasili, 5 vota
Xhoi Jakaj, 2 vota
Engjëll Musai, 2 vota
Ermal Hoxha, 1 votë
Flamur Buçpapaj, 1 votë
Në total ishin 12 kandidatë në garë, ndërkohë që të premten në orën 10:00 Këshilli Drejtues i RTSH-së do të zhvillojë raundi tjetër, ku do të hidhen në votim 3 emrat më të votuar, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.
ObserverKult
Lexo edhe:
AGRON SHEHAJ KËRKON MBYLLJEN E RTSH-SË: KURSEJMË 30 MILIONË EURO NË VIT. I PËRGJIGJET LUTFI DERVISHI