“Gati 20 vite që s’luante teatër dhe 5 vite pa dalë nga shtëpia”/ Regjisori rrëfen si riktheu në skenë aktorin e madh Sulejman Pitarka

Regjisori i njohur, Gëzim Kame, së fundmi ishte i ftuar në programin “Dola te Ola”, ku ndër të tjera foli edhe për jetën e tij profesionale.

Një nga shfaqjet më të dashura për publikun është padyshim “Shi në plazh”, dhe gjatë bisedës në studio regjisori mes emocionesh kujtoi momente nga realizimi i kësaj komedie.

Kame rrëfeu gjithashtu marrëdhënien që ka patur me aktorë të ndryshëm të kinematografisë shqiptare. Bëhet fjalë për Timo Fllokon, Ndriçim Xhepën, Robert Ndrenikën, me të cilin tha se ka realizuar rreth 12-13 vepra.

“Robertin e kam patur krah të djathtë. Është figurë e jashtëzakonshme, punëtor deri në madhështi, këshilltar shumë i mirë”, tha ai.

Regjisori theksoi se fati i keq i shumë prej aktorëve të asaj kohe është që kufijtë e vendit tonë kanë qenë të mbyllur, pasi shumë prej tyre do të ishin padyshim aktorë të Hollivudit.

Regjisori u ndal gjithashtu tek aktori i ndjerë Sulejman Pitarka, “Meriton të quhet gjigant, ikonë e artit dramatik shqiptar”.

Ai rrëfeu se Pitarka kishte 20 vite që nuk luante teatër dhe 5 vite që nuk dilte nga shtëpia.

Ndërsa regjisori tregon kur njëherë shkoi për t’i treguar një vepër që dëshironte ta vinte në skenë.

Pitarka, i cili ishte në moshën 80-vjeçare, si fillim i tha se do t’i duhet gati dy javë ta lexonte pasi kishte vetëm 20 % të shikimit. Por, po atë ditë në orën 20:00 e telefonoi dhe i tha se e kishte përfunduar së lexuari.

“E lexova, më pëlqeu shumë. Ai është roli im”.

Bëhet fjalë për veprën “Pjata prej druri”, e cila pati një sukses të jashtëzakonshëm.

Kame tha se nuk ka parë njeri tjetër veç të madhit Pitarka që në atë moshë të punojë me atë seriozitet dhe me atë mendje kristal.

“Pitarka u ripërtëri, e harroi moshën”, tha Kame. Lidhur me këtë ai dha dhe një mesazh shumë të bukur. “Kjo tregon më së miri se puna e mban gjallë njeriun”. /Vjosa.net

ObserverKult


Gëzim Kame

Lexo edhe:

RRËFIMI I REGJISORIT, GËZIM KAME: NJË JETË NË TEATËR, JA KUJT IA DEDIKOI VEPRAT E TIJ

Kritiku i artit Josif Papagjoni, Gëzim Kamen e cilëson sa personazhin e tij, aq edhe të vetvetes e të të tjerëve, artistëve e lexuesve.

Prandaj, në 2017-ën, vit ky që përkoi dhe me 70-vjetorin e artistit, Papagjoni vendosi që të rrëfejë “Gëzim Kamen, të vërtetat e artit dhe jetës sime”, në një botim. Vlerësime, gjurmë të lëna nëpër vite, por edhe bisedat më të.

“Kjo ka qenë një dilemë për mua. A ja vlente të shkruante një monografi për Gëzim Kamen apo jo?

Pasi, zakonisht bëhet, pasi njeriu ikën nga jeta, edhe pasi është vlerësuar për kontributet e tij.

Ky libër erdhi në mënyrë të vetvetishme, gjatë një bisede që kam bërë me të. Por edhe si një dëshirë e imja edhe e tij, pasi ai e ka thënë në artë atë që kishte për të thënë.

Mendoj se kame është një nga regjisorët më aktiv para dhe pas viteve ‘90”, thotë Papagjoni.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult