Gazetari i njohur për reportazhet, Ilir Mati, shprehet i revoltuar në rrjete sociale ndaj Bujar Kapexhiut.
Ky i fundit do të shprehej pak kohë më parë se nuk i vinte keq për vitet që kanë shkuar në komunizëm, ndërsa do të shprehet se pas Festivalit të 11-të të Këngës në RTSH, do e çonin për “riedukim” në punë të rëndë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Ilir Mati i bën thirrje Kapexhiut që të ndalojë me këto deklarata.
“Mos i besoni atyre që ju kanë gënjyer qoftë edhe një herë!
Artistët e Realizmit Socialist shqiptar, me rroga nga shteti: Komunistët anti komunistë, ose antikomunistët komunistë. “Heroj të heshtur“ të antikomunizmit, leva aktive të partisë në shërbim të shtetit të diktaturës të proletariatit.!
Ps.
Mjaft o miku Bujar Kapexhiu!
E ç’bëre ti në Fest 11 të Radio TVSh, veçsa interpretove tekstin e shkruar nga autorët dhe miratuar në organet kompetente të kohës?
Të rikujtoj se në atë festival, unë kam qenë kryetar i zhurisë problematike të Tiranës dhe im vëlla, Zamir Mati, piktor i kostumeve të festivalit.
Miqësisht:
Gëzo jetën në liri Bujar, kohët kanë ndryshuar. Me to ndryshon edhe njeriu për të shkuar përpara drejt progresit e në paqe bashkë me të tjerë!/tirananews.al
Lexo edhe:
E DËNUAN PASI PREZANTOI FESTIVALIN E 11-TË, BUJAR KAPEXHIU: HIQNIM TYMIN ME DUAR PËR TË GJETUR BUKËN
I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, kohë më parë, ka qenë regjisori, skenaristi, karikaturisti dhe aktori i mirënjohur shqiptar Bujar Kapexhiu i cili foli edhe për karrierën e tij.
Ai kujtoi një moment kritik të karrierës së tij në vitin 1972, ku ishte prezantuesi i Festivalit i 11-të të Këngës. Ky festival u dënua nga udhëheqësi i asokohshëm i Shqipërisë si një festival që përhapte kulturën borgjeze (diçka e shpallur në kundërshtim me parimet shtetërore) perëndimore dhe shumë nga organizatorët dhe pjesëmarrësit u dënuan me burgime të gjata…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU