“Oppenheimer”, i nominuar për çmimet “Bafta” në 13 kategori

Filmi “Oppenheimer” po kryeson garën për Çmimet e Akademisë Britaneze të Filmit (Bafta) me gjithsej 13 nominime, përfshirë edhe filmin më të mirë, ndërsa ka tetë nominime më shumë se filmi rival “Barbie”.

“Poor Things” ka pranuar gjithsej 11 nominime është njoftuar të enjten, derisa filmat tjerë si “Killers of the Floor Moon “ dhe drama e Holokaustit “The Zone of Interest” ka nëntë gjithsej .

Ndërkaq, konkurrentët e tjerë kryesorë përfshijnë dramën franceze në sallën e gjyqit “Anatomy of a Fall”, komedinë e shkollës me konvikt “The Holdovers” dhe filmin biografik të Leonard Bernstein “Maestro”, me shtatë nominime secila.

Historia e dashurisë e mbushur me pikëllim “All of Us Strangers” u nominua në gjashtë kategori dhe drama e luftës së klasës “Saltburn ” me pesë.

“Barbie”, gjysma e filmit “Barbenheimer” të vitit 2023, mori pesë nominime, por humbi nominimet për filmin më të mirë dhe regjisorin më të mirë.

Ndryshe, ceremonia e ndarjes së çmimeve do të bëhet me datë 18 shkurt në Hollin e ‘Royal Festival “ në Londër i drejtuar nga ylli i ‘Doctor Who’ David Tennant./ apnews.com

ObserverKult


letër dashurie

Lexo edhe:

ZEMRËN TIME E KE RRËMBYER TI DHE NUK MUND T’IA FILLOJ NGA E PARA…

Midhat Frashëri lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Veprimtar politik, shkrimtar, publicist, përkthyes, i njohur me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka.

Përveç si veprimtar ai njihet edhe si shkrimtar i shquar.

Nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte Kalendarin kombiar, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


grue alda merini
Alda Merini

ALDA MERINI: TOKA E SHENJTË

Poezi nga Alda Merini

E kam njohur Jerikonë,
e kam pasur edhe unë Palestinën time,
muret e çmendisë
ishin muret e Jerikosë
dhe një enë me ujë të infektuar
na ka pagëzuar të gjithëve.

Aty brenda ishim hebrenj
dhe Farisejtë ishin lart
aty ishte edhe Mesia
i hutuar mes turmës:
një i çmendur që i ulëret qiellit
gjithë dashurinë e tij ndaj Zotit.

Ne të gjithë, tufë asketësh,
ishim si zogjtë
dhe herë pas here një rrjetë
e errët na burgoste
por shkonim drejt meshës,
mesha e Zotit tonë
dhe Krishtit Shpëtimtar.

Na lanë dhe na varrosën,
erëmonim temjan.

Dhe pastaj, kur dashuronim
na bënin elektroshok
sepse, thoshin, një i çmendur
nuk mund të dashurojë askënd.

Por një ditë, nga brenda varrit,
edhe unë u zgjova
edhe unë si Jezui

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult