Turizëm/ Erjona Rusi: Shezlonët falas, uji falas. Shërbimi s’kam ç’t’ju them!

erjona rusi

Gazetarja Erjona Rusi po shijon disa ditë pushime në bregdetin e Greqisë. Së fundmi, ajo ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon për shërbimet dhe çmimet në vendin fqinj, duke i krahasuar me Shqipërinë.

Rusi shkruan se një kapuçino dhe dy lëng portokalli i kanë kushtuar vetëm 17,50 euro, ndërsa uji dhe shezllongët kanë qenë falas, teksa vlerëson edhe shërbimin e mirë.

Erjona Rusi shton më tej se e kanë qerasur më vonë edhe me një sallatë frutash të bollshme, teksa sipas saj, të gjithë punonjësit ishin shqiptarë, vetëm pronari grek.

“1 kapuçino + 2 lëng portokalli = 17,50 euro. (Rreth 20 mijë lekë) 3 ujë falas. Shezllonet falas. Shërbimi s’kam ç‘tju them, të papërtuar në çdo moment, të buzëqeshur dhe me humor. E madje na qerasën më vonë edhe me një sallatë frutash të bollshme.

E për ironi thuajse të gjithë punonjësit ishin shqiptarë, vetëm pronari grek. Tani më thoni pse kjo nuk ndodh tek ne?”, shkruan Erjona Rusi.

Por ndryshe mendon gazetari Dritan Hila.

“Vlore….

Plazhi plot, makiato me e lire se ne çdo bar periferik te Tiranes.

Per fat, shqiptaret dhe italianet nuk lexojne portalet pocaqi qe financohen nga Mali i Zi dhe shoqerite qe çojne turiste ne Greqi dhe Turqi”, shkruan ai, ndërsa ka postuar foto nga plazhi në Vlorë dhe një faturë./panorama

ObserverKult

Lexo edhe:

KËRCËNOHET ARLINDA DUDAJ, BOTUESJA SHQIPTARE E SALMAN RUSHDIE