Gazetarja shqiptare: Shqiptarët ndërhyjnë edhe në mitrën e gruas

Iva Tiço tha në emisionin “Review” se Shqipëria është një vend mes dy ekstremeve, ku ka njerëz shumë mendjehapur e pa gjykime, por ka edhe nga ata që edhe kur burri vret gruan thonë “Ajo diçka ka bërë”.

E ftuar për të folur rreth surrogacisë, gazetarja Tiço tha se shpesh ndodh që në Shqipëri njerëzit të “ndërhyjnë edhe në mitrën e një gruaje”.

“E kam dëgjuar një shprehje edhe kur isha pa partner, bëje një vet, bëje ta kesh. Bëje ta kesh se do pendohesh. Por,  po e bëre ta kesh do të pendohesh më pas? Mënyra se si fusim hundët edhe në mitrën e dikujt tjetër është e habitshme”, -tha Iva Tiço në Euronews Albania.

ObserverKult


Lexo edhe:

PSE GRUAJA SHQIPTARE ECTE PAS BURRIT?

Në shoqërinë tradicionale shqiptare, veçanërisht në segmentet rurale të saj, gjatë rrugëtimit, vajza ose gruaja e shtëpisë nuk duhej të ecte para babait, dajës, xhaxhait, vëllait, apo bashkëshortit.

Pra, asnjëherë vajza ose gruaja nuk mund të ecte para burrave.

Në paragrafin 14 te Kanuni i Dibrës, theksohet prerazi:

“Nuset e gratë e shpisë, kudo me shkue, duhet me pasë nji burrë përpara. Vetëm mrena katundit ato mund të përcillen prej një djali të ri. Pra që nuk është në moshë të armëve”.

Detyrimi për t’i lënë gjithmonë gratë prapa burrave ndër shqiptarët është interpretuar si dëshmi simbolike e shpërfilljes. Pra deri në përçmim ndaj vajzave e grave.

Por, përtej një interpretim të tillë, ecja e gruas gjithnjë prapa, e shndërronte atë në një mburojë natyrore, shumë të sigurt për bashkëshortin. Ose çdo burrë të fisit të saj ose të bashkëshortit që i printe në rrugët plot rreziqeve të krahinave fshatare.

Gruaja nuk mund të vritej në mënyrë të qëllimshme. Dhe për rrjedhojë, edhe burri që i printe asaj nuk mund të vritej prapa krahëve.

Tekstin e plotë mund at lexoni KËTU:

ObserverKult