Gena: Për pak i shpëtova tragjedisë në Stamboll…

Këngëtari, Gena Lito, ka treguar se aktualisht gjendet në qytetin e Stambollit dhe atje ishte edhe në kohën kur ka ndodhur sulmi që la të vdekur 6 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Madje, ylli i hitit “Sa lot kam derdhur” ka thënë se ishte në planet e tij dhe të familjes së vet që të dilnin për shëtitje në kohën dhe vendin e njëjtë ku ka ndodhur ngjarja.

“E kam një kilometër larg nga këtu dhe një ditë më përpara neve në mbrëmje kishim dalë me nusen për të bërë shoping. Dhe do dilnim përsëri edhe dje, në të njëjtën orë, domethënë nga ora 4 kur ka ndodhur ajo. Shyqyr Zoti na ka adresuar diku tjetër”, ka thënë Gena në një prononcim për “Aldo morning show”.

Lidhur me ngjarjen makabër është arrestuar një grua e cila dyshohet se e ka vendosur bombën në Stamboll, ndërkaq Departamenti i policisë ka njoftuar se e dyshuara ka treguar se ishte trajnuar si oficere speciale.


Lexo edhe:

PËRKUJTOHEN VIKTIMAT E REGJIMIT KOMUNIST TË VRARË NË TIRANË

Nata e 12 nëntorit në Tiranë, shënoi një nga masakrat më të mëdha të regjimit komunist, një dënim dhe vrasje kolektive pa gjyq të 14 figurave të shquara të kombit e të kulturës shqiptare.

Me urdhër të Enver Hoxhës dhe zbatuesit të urdhrave të tij, Kristo Themelko, agjent i jugosllavëve u  pushkatuan pa gjyq dhe pa faj nga gueriljet komuniste pranë hotel Bristol në Tiranë: Ismail Agë Petrela, Muntaz Kokalari, Vesim Kokalari, Syrja Kokalari, Nebil Çika, Reshat Stërmasi, Muharrem Lleshi, Rifat Tërshana, Lluka Xhumari, Ali Panariti etj…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU