Genc Leka: Letër mësonjësit

Mësonjës të kujtohet ! Ti erdhe një ditë
Nga larg, i kapitur tek ne në katund,
Sa bukur të pritën të gjithë fëmijtë,
Më bukur shkëlqente dhe qielli pa fund.

Mësonjës, të kujtohet!…Ç’të themi më parë.
Sa shumë na doje, ashtu si dhe ne,
Sa herë na thoshe: Fëmijë të mbarë
Në zemër më ngjallnin gëzim dhe hare.

Mësonjës t’na shohësh sa fort jemi rritur,
Tani nxënësit e tu ti s’i njëh.
Sa herë të mbledhur të gjithë t’kemi pritur,
Ta dish sa të duam, sa mall kemi ne…

Mësonjës, jemi mbledhur në klasën e dashur
Ku ti na mësove me mall e kujdes,
Nga punë të ndryshme secili ka ardhur,
Si vinim çdo ditë herët në mëngjes,

Mësonjës, do marshojmë krenarë në jetë
Se ti na mësove. Të puthim nga larg.
( Për ne mos ki hall, mësonjës i shtrenjtë)
Secili nga ne një rrugë ka gjetë
Dhe njëri prej tyre…të shkruan këtë varg.

ObserverKult


Genc Leka, poeti që u pushkatua nga regjimi diktatorial

Lexo edhe:

GENC LEKA, POETI QË U EKZEKUTUA REGJIMI KOMUNIST

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi poetin martir Genc Leka, pushkatuar nga regjimi diktatorial.

Genc Leka ishte mësues dhe poet, i pushkatuar në kohën e regjimit komunist. Lindi më 23 mars 1941 në fshatin Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Mes viteve 1959-1962 studioi në Shkollën Pedagogjike të Elbasanit dhe pastaj në periudhën 1960-61 e emëruan mësues në Zdrajsh, në krahinën e Çermenikës. Në vitet 67-68 shërbeu si ushtar, pranë Cërrikut.

Prej vitit 1959 ishte vënë në përpunim nga organet e Sigurimit. U arrestua më 31 gusht 1976 dhe pas njëmbëdhjetë muaj torturash në hetuesinë e Librazhdit, u akuzua për “sabotim dhe agjitacion e propagandë”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult