Gentjan Hasanaj: Jam ende i ri për t’u bërë baba

Nxitohem
të ngjis shkallët me një frymë
deri në katin e 3-të,
”ajo” duhet të ketë ardhur…!

Një dush,
një krehje shpejt e shpejt.
Mbyll dyert,
(njerëzit nuk vijnë më nëpër dyer)
hap dritaren ”chrome”.

Sa bukur shkruan!
T’i dua dhe mesazhet zanore
sa bukur ke dalë në foto,
t’i dua dhe varkat mbi liqen.

S’di pse turbullohem në heshtje.
Paska ardhur e dashura ime,
është me pikë jeshile.

Druaj ta pyes
”nëse u kënaq atë ditë që bëmë dashuri”.

Jam ende shumë i vogël
për t’u bërë baba
i një martese prej materiali ajri
ku universi dëshmonte ngjizjen.

Edhe ajo,
druhet të më thotë
”se është shtatzënë!”

ObserverKult

Lexo edhe:

BUQETË ME POEZI NGA OCTAVIO PAZ: ME TY…