George Bernard Shaw: Shekspiri? Do ta zhvarrosja dhe do ta godisja me gurë

Gjatë gjithë historisë, disa nga autorët më të njohur janë kritikuar madje edhe shumë ashpër – shpesh nga kolegët e tyre me famë të njëjtë. Disa nga veprat më të njohura të letërsisë, që nga dramat e Shekspirit tek romanet e Hemingway-it, kanë kaluar me te vërtetë kritika të ashpra.

George Bernard Shaw për Shekspirin

George Bernard Shaw, i vetmi shkrimtar që ka marrë të dyja, edhe një Academy Awards, edhe çmimin Nobel për letërsinë, ka prodhuar një shumëllojshmëri të njohur (dhe të vlerësuar me çmime) dramash, më e famshmja e të cilave ishte Pygmalion.

Me sa duket, suksesi i tij si një dramaturg e bëri të besojë se ai kishte kredencialet për të bërë disa komente të dhimbshme rreth vetë Shekspirit: “Me përjashtim vetëm të Homerit, nuk ka asnjë shkrimtar te shquar, as edhe vet Sir Walter Scott, të cilin unë nuk mund ta përçmoj kaq totalisht sa përçmoj Shekspirin. Aq shumë nuk e duroj dot, sa do të ishte vërtetë lehtësim për mua që ta zhvarrosja dhe ta qëlloja me gurë”.

Shaw nuk ishte i vetmi autor i famshëm i cili urrente Shekspirin: “Voltaire e quajti Shekspirin një “njeri të egër e të dehur”, i cili vetëm i kerkonte audiencës në “Londër dhe Kanada” për ta peshuar mirë. Ai gjithashtu i përshkroi veprat e tij si një kosh plehërash.

ObserverKult


Lexo edhe:

“ROMEO DHE XHULIETA” NUK U ‘SHPIK’ NGA SHEKSPIRI, JA ORIGJINA E HISTORISË TRAGJIKE

Romeo dhe Xhulieta, vepra më e mirënjohur e Uilliam Shekspirit, e shkruar diku midis viteve 1591-1595, është një nga historitë më të mëdha të dashurisë të shkruara ndonjëherë.

Por është interesante të zbulohet se “Romeo dhe Xhulieta”, nuk ishte në fakt një histori e trilluar nga shkrimtari britanik, por përkundrazi një variant i një historie të treguar shumë herë që nga vitet 1400 e në vazhdim. Historia e “Romeo dhe Xhulietës”, ekzistonte të paktën një shekull para se Shekspiri ta shkruante atë si vepër...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU