George Orwell: Pushtet do të thotë të shkaktosh dhimbje dhe poshtërim!

Libri monumental i George Orwell, romani 1984 flet për një botë që gjendet e ndarë në një konflikt të vazhdueshëm. Konflikti justifikon sundimin e qeverisë, e cila ka zhvilluar shkencën me qëllimin që të kontrolloj dhe të shtyp individin.Bota e Orwell është ajo ku jeta private e individit nuk ekziston. Njerëzit flasin gjuhën e gazetave. Bota është e ndarë në tre supershtete që shtrihen në shumë kontinente.

Në vazhdim ju sjellim një fragment nga ky roman:

Pushtet do të thotë të shkaktosh dhembje dhe poshtërim. Pushtet do të thotë t’i çmontosh mendjet njerëzore e pastaj, gjate rimontimit, t’i japësh instrumentit formë të re.Hë, e kupton ndopak se ç’lloj bote po krijojmë?Qytetërimi ynë është ngritur mbi urrejtje. Në botën tonë nuk do të ketë ndjenja të tjera veç frikës, zemërimit, triumfit dhe vetëposhtërimit. Gjithçka tjetër do të shkatërrohet……Në të ardhmen.. nuk do të ketë kureshtje apo gëzim të jetës. Gjithë kënaqësitë konkurruese do të shkatërrohen. Por gjithmonë… pushteti gjithmonë ka për të qenë dehës vazhdimisht në rritje e vazhdimisht më i rafinuar. Përherë, në çdo çast do të ekzistojë drithma e fitores, ndjenja e shtypjes së një armiku të pafuqishëm. Nëse do një imazh të së ardhmes atëherë përfytyro një çizme të ngjeshur në fytyrën e dikujt – përjetësisht…”./

ObserverKult


Lexo edhe:

“FERMA E KAFSHËVE” E ORWELLIT, JA PSE MBETET AKTUALE

Në gushtin e vitit 1945, në SHBA u botua libri “Ferma e kafshëve” e shkrimtarit britanik George Orwell (Xhorxh Oruell). Rezultoi një sukses i madh, me mbi gjysmë milioni kopje të shitura që në vitin e parë. Libri u pasua 3 vjet më vonë nga një sukses edhe më i madh, romani “1984”.

Nga Mark Satta

Në vitet që pasuan, shkrimet e Oruell lanë një shenjë të pashlyeshme në mendimin dhe kulturën amerikane. Shitjet e këtyre 2 librave u rritën sërish në vitin 2013 kur Eduard Snouden zbuloi dokumente konfidenciale nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Shteteve të Bashkuara (NSA).

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult