Gerhard Pregapuca: U mërzita… dhe shkova pa bërë zë…

Ulu! T'i japim fund një herë e mirë. Të shahemi me rrënjë e degë. Kush kujt, jetën ja ka nxirë.

Nuk kish ç’të më jepte më!
I mora të gjitha prej saj,

E ika, pa bërë zë!

I mora buzëqeshjen,
Sytë plot shkëlqim,

Buzët,
Ah buzët, plot ëmbëlsi!

I mora dhe zërin.
Me të ëmblën melodi.

U mërzita…

Dhe shkova pa bërë zë!
Veç, zemrën,

Këtë detaj, kaq të vogël,
E lashë me të!

ObserverKult

———————

Lexo edhe:

GERHARD PREGAPUCA: T’I JAPIM FUND NJË HERË E MIRË!