ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit Roberto Gervaso:
Nuk mund të jesh lumturisht i martuar. Ose je i lumtur, ose i martuar.
Të premtosh dashuri të përjetshme është si të betohesh mbi përjetësinë tënde.
Optimisti e dashuron jetën, kurse pesimisti e njeh.
Ajo që më zemëron më shumë, është fakti se pse zemërohem.
Kush s’është i zoti i vetes, bëhet skllavi i të tjerëve.
Është e vështirë të kuptohet, përse e duam dikë që nuk na do.
Ai që u beson të gjithëve meriton të gënjehet.
Për t’u dashur gjatë duhet njohur pak.
Dashurinë e vret më shumë mërzia se mundimi.
Miqtë, ashtu si dashuritë, nuk kërkohen, gjenden.
Nëse dashuria do të ishte pa interes, nuk do të ishte më dashuri.
Një i dashur resht së qeni i tillë kur nis të hekurosë këmishat vetë.
ObserverKult
—————-